7.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Efektivi i policisë goditet në një konflikt në Shkodër me fqinjin

Efektivi i policisë, Admir Okaj, 49 vjeç, është dhunuar mesditën e sotme në afërsi të banesës së tij në zonën e Zdrales.

Burime thanë se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta efektivi është goditur në kokë nga Ormir Gucia, 47 vjeç, fqinj me policin.

Gjatë konfliktit, policia njofton se është shkrepur arma e efektivit, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të plagosur.

Në lidhje me ngjarjen, po kryen veprime edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për të përcaktuar në detaje se si ka ndodhur shkrehja e armës.

47-vjeçari është vetëdorëzuar në polici. Efektivi i policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe pasi ka marrë mjekim në kokë në spitalin e Shkodrës, ka dhënë dëshmi në policinë e Shkodrës.

Okaj ka shërbyer për shumë vite me forcat e FNSH në Shkodër, ndërsa prej disa kohësh shërben në qarkun e Elbasanit. Në momentin kur ka ndodhur konflikti, ai nuk ka qenë në shërbim.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...