4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Egla Ceno pas fitores së “Big Brother VIP Albania 3”: “Teatri pasuron shpirtin, por xhepat mbeten bosh”

 

Fituesja e spektaklit të ndjekur nga miliona shqiptarë flet për emocionet, vështirësitë ekonomike dhe vlerën e çmimit prej 100 mijë eurosh.

Në një intervistë fituesja e “Big Brother VIP Albania 3”, Egla Ceno, ndau emocionet dhe reflektimet pas triumfit në këtë spektakël. E njohur për talentin dhe autenticitetin e saj, Egla foli për rëndësinë që kjo fitore ka për të, jo vetëm në aspektin emocional, por edhe ekonomik.

Ishte një gëzim i madh që publiku më votoi për të më nxjerrë fituese, as që e kisha menduar fitoren. Edhe çmimi prej 100 mijë eurosh ishte një shpërblim që më erdhi në kohën e duhur. Me punën time si artiste, Teatri nuk do t’ia kisha arritur kurrë të bashkonte 100 mijë euro. Teatri është i pasur për shpirtin, por xhepat të lë bosh,” u shpreh Egla.

Deklarata e saj ndriçon një realitet të njohur për artistët në Shqipëri: pavarësisht pasionit dhe përkushtimit, mbështetja financiare për artin mbetet e kufizuar.

Egla Ceno, e cila ka një karrierë të pasur në teatër, theksoi se ky çmim është një mundësi e madhe për të investuar në projekte të reja dhe për të realizuar ëndrra që, ndoshta, më parë dukeshin të paarritshme.

Fitorja e saj në këtë edicion të “Big Brother VIP Albania” nuk ishte thjesht një triumf personal, por edhe një moment reflektimi për vështirësitë që hasin artistët në mbijetesën e tyre ekonomike në Shqipëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...