11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Egli Tako thyen heshtjen pas largimit nga “Big Brother VIP 4”: “Vazhdoj të kem ndjenja, por s’kam arsye ta takoj Gjestin”

Largimi i papritur i Egli Takos nga shtëpia e “Big Brother VIP 4” tronditi ndjekësit dhe krijoi shumë pikëpyetje mbi arsyet e kësaj vendimmarrjeje. Pas daljes, ajo mbajti një qëndrim të heshtur, duke u fokusuar tek familja dhe miqtë, por sot ka thyer heshtjen me një reagim të gjatë në rrjetet sociale.

Në një rrëfim të ndjerë, Egli flet për ndjenjat e saj dhe raportin me Gjestin, banorin për të cilin shprehu emocione të forta brenda shtëpisë. Ajo pranon se ende ka ndjenja, por distanca e ka ndihmuar të shohë realitetin më qartë.

Vazhdoj të kem ndjenja, nuk mundem dot t’i fik me buton, por të qenurit në distancë më bën të kem më të ftohtë realitetin dhe të jem më pak e ndikuar emocionalisht nga prezenca 24/7. Malli është më i menaxhueshëm për mua sesa prezenca”, shkruan Egli.

Ajo tregon se nuk e sheh të arsyeshme një takim me Gjestin pas daljes, pasi ai ka deklaruar se mes tyre nuk mund të ketë një lidhje romantike. “Ai e di të vërtetën e kësaj historie, por ka zgjedhur të deklarohet se asnjëherë s’do mundeshim të kishim një relacion romantik. Mendoj se nuk kam arsye ta takoj jashtë shtëpisë.”

Megjithatë, Egli shprehet mirënjohëse për momentet e bukura që ka ndarë me të dhe madje e mbështet si fitues të edicionit: “Nëse dinamika do të jetë e tillë, patjetër që vazhdoj të jem koherente në deklaratën time se ai meriton të fitojë këtë edicion, si lojtari më i larmishëm dhe me qëllim të qartë brenda asaj shtëpie.”

Në përmbyllje, ajo falënderon ndjekësit për mbështetjen dhe thekson se tani po përqendrohet tek vetja për t’u rikthyer më e fortë. “Zgjedh të mbaj mend për mirë, e të lë kohën dhe Zotin të ndajë hallallin dhe harramin,” përfundon Egli Tako në mesazhin e saj të ndjerë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...