17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Egnatia mposht Tiranën dhe fiton Kupën e Shqipërisë në Elbasan

Egnatia fitoi 0-1 me Tiranën në “Elbasan Arena” dhe mori trofeun e parë të Kupës së Shqipërisë. Pas 120 minutave lojë, vendosi penalltia e Jackson në të 114′. Për herë të parë në histori, Egnatia ia doli të sigurojë një trofe madhor, duke mbyllur një sezon fantastik pas pjesëmarrjes në Conference League.
Ndeshja nisi e kujdesshme për dy skuadrat, që nuk kërkuan të linin hapësira pas. Me disa raste sporadike, dueli do shënjohej në të 25 minutë, kur Elvi Berisha doli me karton të kuq te Tirana. Pas një ndërhyrje në kohë vonesë, kryesori Enea Jorgji nuk ngurroi t’i tregonte kartonin e kuq direkt sulmuesit anësor.

Pas këtij momenti, ishte Egnatia që mori frenat e lojës, por pjesa e parë u mbyll 0-0. Në 45 minutat e dyta Tirana kishte disa mundësi, me Hilën që pretendoi për 11 metërsh, por nuk u akordua nga VAR. Në të 62 minutë, Jackson tronditi shtyllën e Tiranës, me Likën që ishte i mposhtur. Në të 77, Dwamena shënoi te Egnatia, me VAR që anulloi golin për pozicion jashtë loje.
Me 90 minutat që u mbyllën 0-0, dueli shkoi në shtesë. Do duhej minuta e 114 që Jackson nga pika e bardhë të ndalte Likën pas dy tentativave. Ndërhyrja gabim e Hilës ishte deçizive në këtë përballje, me Egnatian që del me kokën lart nga ky duel. Nga ana tjetër, Tirana mbyll sezonin me zero tituj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...