Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Serbi, ku të shtunën do të zhvillojë ndeshjen vendimtare të kualifikueseve për Kupën e Botës. Kuqezinjtë kanë zbritur në aeroportin e Nishit dhe janë akomoduar në hotel, përpara se të nisen drejt stadiumit “Duboçiça”, ku do të zhvillohet edhe seanca e fundit stërvitore.
Pas stërvitjes përmbyllëse, trajneri Silvinjo do të mbajë konferencën zyrtare për shtyp, ku pritet të flasë për gjendjen e skuadrës dhe pritshmëritë për takimin e së shtunës.
Atmosfera në kampin kuqezi është e qetë, por njëkohësisht e ngarkuar me emocion dhe vendosmëri, pasi kjo ndeshje konsiderohet vendimtare për ëndrrën e Botërorit.






