6.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Ekspertët italianë mbërrijnë në Pukë! Inspektojnë nga afër makinën e djegur të Davide Pecorellit

Ekspertët italianë kanë mbërritur ditën e sotme në qytetin e Pukës për të kryer më nga afër hetimet për zhdukjen e biznesmenit Davide Pecorelli. Ata kanë shkuar fillimisht drejt vendit ku është gjetur djegia e makinës së biznesmenit Davide Pecorellit.

Ekspertët italianë kanë qënë të pranishëm në komisariatin e qytetit ku i pranishëm ishte dhe Drejtori i Policisë Shkodër, Niko Brahimaj. Ata janë shoqëruar nga Tonin Vocaj, drejtori i Policisë Kriminale. Nga Komisariati i Pukës, ekspertët italianë dhe ato shqiptarë kanë shkuar në Prokurorinë e rrethit të Pukës. Më herët ata kanë shprehur dyshimet për punën që kanë bërë autoritetet shqiptare duke i cilësuar si të vonuara.

Prokuroria italiane ka nisur gjithashtu hetimet për vrasjen e biznesmenit, paralet me autoritetet shqiptare. Në pyetje është marrë edhe partnerja shqiptare e Davides që ka edhe një fëmijë me të. Biznesmeni italian, i cili kishte pasur vështirësi financiare në vendin e tij, kishte ardhur në Shqipëri me shpresën për të zgjeruar biznesin.

Biznesmeni Davide Pacorelli, 45-vjeçari Italian i zhdukur prej 21 ditësh në Shqipëri kishte hapur një biznes në qytetin e Vlorës, ku objekt ka tregtimin me pakicë të produkteve kozmetike dhe aparaturave të industrisë kozmetike. Biznesi ishte hapur prej datës 19 gusht 2020 në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, dhe ende nuk është e qartë nëse ka filluar ose jo aktiviteti tregtar, por sipas dokumentacionit të qendrës kombëtare të biznesit rezulton të jetë aktiv.

Italiani kishte mbëritur në Shqipëri, me qëllim studimin e tregut të paisjeve kozmetike.Pas mbërritjes në ditët e para të janarit intenerari i tij mësohet se ka qenë Rinas, Vlorë, Shkodër dhe më pas në Pukë, aty ku dhe është gjetur e djegur makina tip “Skoda”, të cilën italiani Pacorelli e kishte marë me qëra në zonën e Rinasit. Ndërkohë asnjë pistë tjetër si ajo e grabitjes me pasojë vrasjen, nuk është përjashtuar nga grupi i hetimit.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT