10.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Eksperti i Sigurisë në Kosovë zbulon pistat e reja në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Emisioni “Jetë Shqiptare” ka publikuar dy informacione të reja lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt në Suedi. Eksperti i sigurisë në Kosovë, Bedri Elezi, ka zbuluar se ka dy pista të reja në lidhje me këtë ngjarje tragjike: zhdukja e një vajze në Suedi dhe humbja e 300 mijë eurove. Elezi tha se ka dyshime se Liridona mund të kishte informacione lidhur me zhdukjen e vajzës, duke shtuar se kjo mund të jetë shkak i vrasjes së saj, me urdhër të bashkëshortit Naim Murseli.

Po ashtu, Elezi theksoi se një biznesmen shqiptar ka deklaruar se Naim Murseli ka humbur 300 mijë euro në skemat e mashtrimit.

“Ngjarje e rëndë dhe komplekse. Aktualisht kemi 4 të arrestuar, vrasësi, porositësi, një që ka mbështetur vrasësin dhe personi që siguroi armën. Motivet e ngjarjes kanë qenë disa, por me kohën disa prej tyre konsiderohen jo të mundshme, Ajo që ne kemi kuptuar motivet na çojnë drejt asaj se Liridona mund të kushte sekrete që mund të rrezikonin bashkëshortin e saj.

Deklaratat e familjarëve dëshmojnë se marrëdhënie mes çiftit ishte e mirë, nuk kishte dyshime mbi përfshirjen e personave të tretë në aspektin gjinor. E vetmja gjë mbetet se dyshohet se një vajzë tjetër është zhdukur në Suedi. Së fundmi ishte një biznesmen shqiptar që jeton në Suedi që tha se me Naim Murseli kishte humbur 300 mijë euro në skemat e mashtrimit.

Babai i të dyshuarit në deklaratën e parë pati thënë se eventualisht mund të ketë pasur ndonjë sekret që e ndjera e dinte.

Pas vizitës së babai pati në burg, deklaroi se djali i tij ishte i pafajshëm duke sjellë dyshime se ai mund të jetë nën presion”, u shpreh Elezi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Adriatik Lapaj paralajmëron përballje të re me Edi Rama: “Do të jetë fazë intensive”

0
Tiranë – Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka paralajmëruar një përshkallëzim të aksionit politik kundër kryeministrit Edi Rama, duke folur për një...

Aksident në unazën e Pogradecit, plagosen dy persona

0
Pogradec – Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në unazën e qytetit, ku janë përfshirë një automjet dhe një motomjet. Sipas informacioneve paraprake,...

20-vjeçari në pranga për drogë në Itali, policia i gjen kokainë, para cash dhe...

0
Leno, Itali – Një operacion i mirëorganizuar i Policisë Lokale në Leno, në provincën e Breshias, ka çuar në arrestimin e një 20-vjeçari të...

Droni godet zonën e Ambasadës Amerikane në Bagdad, tensionet SHBA–Izrael–Iran përshkallëzohen

0
Bagdad – Një sulm me dron ka goditur zonën pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, afër aeroportit të Bagdadit, raportoi agjencia Reuters, në një...

Përmbyset kamioni në Qafë Thanë, derdhet vaji në asfalt

0
Qafë Thanë – Një aksident rrugor është regjistruar në orët e fundit në aksin e Qafë Thanës, ku një kamion është përmbysur duke shkaktuar...