Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin nga qelia të ish-efektivit të Policisë, Jeton Lami, duke e dërguar atë në arrest shtëpie për ngjarjen e rëndë të ndodhur disa ditë më parë në Kamëz, ku një biznes u godit nga një lëndë eksplozive.
Në kuadër të këtij rasti, Florin Domi u la nën detyrim paraqitje dhe ofroi garanci pasurore, ndërsa masa e arrestit në burg u konfirmua për Flogert Mzhikën. Ndërkohë, autoritetet vijojnë kërkimin për Ervis Lami, i cili prej rreth një viti mbahet me masë arresti në mungesë për posedim armësh të paligjshme në banesë.
Policia njoftoi se shpërthimi i lëndës eksplozive, që shkaktoi dëme të konsiderueshme në ambientet e biznesit, lidhej me një gjobë-vënie prej 500 000 eurosh, të cilën autorët i kishin vendosur pronarit të godinës, Saimir Sina, i cili kishte refuzuar t’ia paguante.
Rasti ka shkaktuar shqetësim në komunitetin lokal dhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e pjesëmarrësve të tjerë janë ende në vazhdim.






