11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Ekspozita “Udha drejt Pavarësisë” sjell historinë e nënshkrimit të Aktit të Pavarësisë

Në kuadër të 112-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë ka hapur ekspozitën “Udha drejt Pavarësisë”, e cila ndriçon rrugëtimin historik të patriotëve shqiptarë që çuan në këtë ngjarje madhore. Përmes dokumenteve, artefakteve dhe rrëfimeve historike, ekspozita i prezanton publikut sfidat dhe përpjekjet e nënshkruesve të Aktit të Pavarësisë. Ekspozita nis rrëfimin e saj nga ngjarjet e 2 nëntorit 1912, kur Ismail Qemali, së bashku me patriotë të tjerë, u mblodhën në lagjen Pera të Stambollit, në hotelin Pera Palace, për të hartuar strategjinë e shpalljes së Pavarësisë. Nga Stambolli, Ismail Qemali vazhdoi rrugën drejt Konstancës së Rumanisë, duke udhëtuar me anije, për të vijuar më pas me takime të tjera vendimtare.

Më 5 nëntor 1912, ai organizoi një mbledhje në hotelin Continental të Bukureshtit, ku mblodhi patriotët shqiptarë për të diskutuar hapat e ardhshëm drejt pavarësisë. Në këtë takim historik, Ismail Qemali deklaroi me vendosmëri: “Tjetër shpëtim për Shqipërinë nuk ka, përveçse të gjenden ca atdhetarë me guxim dhe bashkë me mua të hyjmë në Shqipëri dhe të kasnecojmë vetëqeverimin e saj”. Në mbledhje morën pjesë figura të shquara si Aleksandër Stavri Drenova, Spiridon Ilo, Vasil Zografi, Pandeli Evangjeli, Luigj Gurakuqi, Dhimitër Berati dhe të tjerë, të cilët vendosën mbajtjen e një Kuvendi Kombëtar me përfaqësues nga të gjitha krahinat shqiptare.

Kuvendi i Vlorës nisi punimet më 28 nëntor 1912, në orën 15:30, në sarajet e familjes Vlora, me pjesëmarrjen e 78 delegatëve nga mbarë trojet shqiptare. Në këtë Kuvend u mor vendimi historik që: “Shqipëria të bahet më vehte, e lirë dhe e mosvarme.” Pas nënshkrimit të Aktit të Pavarësisë, Ismail Qemali, në orën 17:30 të po asaj dite, doli në ballkonin e shtëpisë ku zhvilloheshin punimet dhe ngriti flamurin kombëtar kuqezi, të cilin dikur e kishte valëvitur Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Krujë.

Ekspozita “Udha drejt Pavarësisë” përkujton sakrificat dhe vendosmërinë e patriotëve shqiptarë, duke ruajtur të gjallë kujtimin e rrugës së tyre drejt lirisë dhe pavarësisë. Përmes kësaj nisme, qytetarët e sotëm mund të përjetojnë një udhëtim simbolik në historinë e kombit, duke i dhënë një tjetër dimension krenarisë kombëtare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...