9.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Ekstradime Ndërkombëtare: Tre persona ekstradohen nga Shqipëria në Turqi dhe Itali

Tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar drejt Turqisë dhe Italisë, sipas një njoftimi të fundit nga policia.

Njëri prej të ekstraduarve është shtetasi turk Koray Anic, 36 vjeç, i cili u dërgua në Turqi. Gjykata e Stambollit e ka dënuar atë në vitin 2024 me 4 vjet, 6 muaj dhe 5 ditë burgim për akuza të rënda si rrëmbim, posedim të armëve të zjarrit dhe armëve shpërthyese, si dhe për kanosje.

Ndërkohë, dy shqiptarë janë ekstraduar drejt Italisë. I pari është Mërgim Lazri, 27 vjeç, i lindur në Dibër. Ai ishte në kërkim nga Gjykata e Torinos, e cila në vitin 2023 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për grabitje me armë, që përfshinte dhe plagosjen e një pronari banese në Itali në vitin 2021.

I dyti është Andrea Ajasllari, 49 vjeç, nga Skrapari. Ai u ekstradua në Itali pasi Gjykata e Komos e dënoi në vitin 2023 me masën “Arrest në burg” për shfrytëzim për prostitucion dhe kanosje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...

“Ora që Taulant Balla ka merituar”, Noka ironizon mbi dhuratën 30,500 dollarëshe

0
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me dhuratën luksoze që i është ofruar kreut të grupit...

“Do ishte më mirë të fliste privatisht”, vëllai i Rogertit reagon pas deklaratave të...

0
Xhulio, vëllai i banorit të “Big Brother VIP 5”, Rogerti, ka reaguar sot përmes një lidhjeje direkte me emisionin “Shqipëria Live” lidhur me deklaratat...

Trump: “Nuk na nevojiten aleatët e NATO-s kundër Iranit”

0
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, në një deklaratë të publikuar në rrjetin social Truth Social, tha se nuk e çudit që shumica e vendeve anëtare...