10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Ekzekutimi në burgun e Peqinit: Shokuese dëshmia e një të burgosuri, vrasja e porositur

Ngjarja e rëndë e ekzekutimit të të dënuarit përjetë, Arben Lleshi, në burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, ka shokuar opinionin publik. Shokët e qelisë së tij janë dëshmitarë të ngjarjes dhe kanë nxjerrë në dritë disa detaje të mprehta.

Sipas një të burgosuri të ngushtë me ngjarjen, arma me të cilën u krye ekzekutimi është futur në mënyrë të fshehtë në burg. Ai ka ngritur dyshimet se vrasja mund të jetë e përgatitur me pagesë, pasi personi i dënuar me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj, kishte kërkuar transferim në sektorin ku ndodhej Arben Lleshi.

“Të burgosurit këtu nuk kanë armë, nuk duhet të ekzistojnë armë brenda institucionit. Nuk ka njeri armë as nga policia as nga njeri tjetër,” tha i burgosuri i intervistuar.

Dëshmitari theksoi se Sokol Mjacaj, i dënuar për ekzekutimin e dy turistëve çekë, kishte kërkuar të transferohej tek sektori ku ndodhej Arben Lleshi. Kjo kërkesë është bërë disa muaj më parë dhe ai kishte arritur të transferohej para 40 ditësh. Në momentin e ngjarjes, ai ishte në regjim të zakonshëm dhe qëlloi drejt Arben Lleshit tek dritarja e qelisë së tij, duke e plagosur atë dhe shokun e tij, Indrit Shaqja.

Dëshmitari shtoi se nuk kishte konflikte të njohura mes Arben Lleshit dhe Sokol Mjacaj. Ai dyshon se vrasja mund të jetë e përgatitur më parë dhe vlerësoi se “pista më e mundshme është vrasje me pagesë.” Gjithashtu, ai tha se kishte paralajmëruar drejtuesit e burgut që mos ta sillnin në sektorin ku ndodhej ai personi, duke e konsideruar atë një kërcënim për sigurinë.

Dëshmia:
Mori fund pengmarrja?
I burgosuri: Po mori fund e pamë me sytë tanë që e nxorën nga ambienti ku ishte.
Po ku e gjeti armën?
I burgosuri: E ka futur në mënyrë të fshehtë, ndryshe nuk ka sesi. Dëgjova se thanë ia mori gardianit. Gardianët këtu nuk kanë armë. Nuk duhet të ekzistojnë armë brenda institucionit, nuk ka njeri armë as nga policia as nga njeri tjetër.
Ishte në regjim në momentin që nisi konflikti?
I burgosuri: Ishte në regjim të zakonshëm.
Dy personat Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi ishin shokët e qelisë së tij?
I burgosuri: Jo ai ishte në sektorin e dytë në katin e dytë. Vete te dritarja dhe i godet këta dy persona nga ana që dalin në ajrim.
Kishin ndonjë konflikt në dijeninë tënde? U përleshën para se të ndodhte kjo ngjarje?
I burgosuri: Jo nuk kishin konflikt dhe është pista më e mundshme që është vrasje me pagesë.
Po pse ke dalë në këtë deduksion?
I burgosuri: Ta them unë pse: Ai erdhi përfundimisht para 40 ditësh te Sektori 1 në katin e dytë dhe ka të paktën disa muaj që kërkon, të vijë në Sektorin 2. Është një rrjet i gjerë ky, sepse kishte dy, tre muaj që donte të vinte te sektori im ose te sektori ku ishin këta të burgosur që qëlloi.
Po pse mendon ti se është e porositur?
I burgosuri: Sepse në këtë sektor ai ose ka pasur një mbështetje sepse nuk vete dot unë të kërkoj të shkoj në një sektor X pa pasur një shok ose mik ose kur kam një punë për të kryer aty.
Dhe te ky sektor gjendeshin dhe dy të burgosurit që qëlloi?
I burgosuri: Po te Sektori 2 ose të Sektori ku jam unë janë ngjitur njëri me tjetrin. Ai kërkonte të vinte pikërisht te këto dy sektorë.
Unë kam problemet e mia ashtu si Arben Lleshi prandaj u interesova dhe debatova me drejtorët që të mos ma sillnin në sektorin tim atë person se unë e di lidhjen. Ne këtu dëgjojmë, ne jemi këtu dhe i dimë problemet e kësaj botës sonë ndaj i thashë drejtuesve mos ma sillni në këtë sektor atë person se unë jam me probleme dhe nuk e di çfarë bën pala kundërshtare nga jashtë.
Çfarë kërkonte ai ndërsa mbante peng?
I burgosuri: Nuk e di se çfarë. Ne vetëm mund të shihnim nga këtu çfarë ndodhte atje brenda.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...