8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Ekzekutimi në Dukagjin ngre shtetin në këmbë! Drejtues të lartë, forca të RENEA-s dhe FNSh në kërkim të autorit

U ekzekutua pasditen e sotme në malin e Shoshit në Dukagjin, Zef Guri. I plagosur rëndë mbeti djali i tij, Gjin Guri. Ndaj tyre është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga persona ende të paidentifikuar.

Drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, sikurse shërbimet e RENEA-s dhe të FNSh-së janë vënë në aksion për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në drejtim të Dukagjinit janë nisur drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, shërbime të Repartit Special RENEA dhe FNSh-së, ekspertë kriminalistë dhe specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda nga Departamenti për Policinë Kriminale në DPPSh, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

Në njoftimin e mëparshëm të policisë, u bë me dije, se rreth orës 18:45 ka mbërritur një telefonatë e cila ka bërë me dije mbi ngjarjen.

Forcat e policisë e kanë pasur të vështirë të mbërrijnë në vendngjarje për shkak të terrenit të vështirë dhe u bë me dije se dy helikopterë ishin nisur drejt vendit të ngjarjes.

Sipas informacioneve paraprake të burimeve, thuhet se shënjestër e atentatit ishte djali i viktimës, Gjin Guri. Një emër i njohur ky për drejtësinë.

Më 15 nëntor të vitit 2021 Gjin Gurit i është vendosur një tritol në lokalin e tij në buzë të rrugës që të çon në malin e Shoshit në Dukagjin.

Nga shpërthimi nuk pati të lënduar, vetëm dëme materiale, ndërsa autorët mbetën të pazbuluar

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...