14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Ekzekutimi në Zall Mner: Vritet 48-vjeçari Lulzim Visha, dyshimet lidhen me hakmarrjen

Një 48-vjeçar, Lulzim Visha, është gjetur i vrarë mëngjesin e sotëm rreth orës 07:40 në Zall Mner, brenda një automjeti. Policia dyshon se ai është ekzekutuar me armë zjarri, ndërsa një nga pistat kryesore të hetimit është ajo e hasmërisë.

Sipas burimeve policore, viktima është vëllai i Besnik Vishës, i cili në vitin 1997 ka kryer një vrasje për motive të dobëta dhe më pas është dënuar me 12 vite burg. Kjo e kaluar familjare po verifikohet nga hetuesit për të kuptuar nëse krimi i sotëm ka lidhje me hakmarrjen.

Viktima është qëlluar disa herë me plumba, ndërsa dyshohet se ekzekutimi është kryer nga dy ose më shumë autorë. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Autoritetet kanë premtuar informacione më të detajuara në vijim, ndërsa pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore për të konfirmuar detaje të reja rreth vrasjes.

Sipas asaj që raportohet Visha është vrarë 200 metra larg shtëpisë së tij në rrugën “Shën Stefani” në Zall Mner.

Mësohet se Visha ishte baba i dy fëmijëve dhe ishte proceduar penalisht disa herë.

Ai sapo kishte dalë për në punë kur autorët e kanë ndjekur dhe besohet se e kanë qëlluar me 12 plumba. Ngjarja ka ngritur dyshime se vrasësit mund të kenë përdorur një armë me silenciator, pasi banorët e zonës nuk kanë dëgjuar të shtëna.

Hetimet vazhdojnë, me policinë që po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të krimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...