5.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Ekzekutuan në zyrë avokatin grek/ Tre shqiptarët dalin në gjyq…

Ditën e sotme është mbajtur seanca gjyqësore për vrasësit e avokatit të njohur grek, Michalis Zafeiropoulos.

Ai u vra në 2017 brenda zyrës së tij nga një shqiptar, në bashkëpunim me dy bashkatdhetarë të tjerë.

Në 2019 gjykata dënoi me burg të përjetshëm autorin e vrasjes së avokatit Ibrahim Brahimi, si dhe 11 vite shtesë për grabitje, mbajtjen e një arme dhe përdorimin e saj

Dy të pandehurit e tjerë u dënuan me burgim të përjetshëm Klodian Lekotsai dhe Aldi Dulce, të cilët janë në burg për krime të tjera.

Por kjo seancë e sotme mbahet për të dhënë një tjetër vendim, pasi të pandehurit akuzohen edhe për pjesëmarrje në ‘mafien e burgut’.

Gjyqi në shkallën e dytë për vrasësit e avokatit po mbahet për herë të fundit dhe vendimi do të jepet në datën 25 shkurt.

Në seancë pritet të flasin avokatët mbrojtës dhe më pas gjyqtarët e juristët do të nxjerrin vendimin, shkruajnë mediat greke.

Tre të pandehurit kanë kërkuar falje për pjesëmarrjen në mafien e burgut, por duke folur në gjyq prokurori kërkoi dënimin e tyre me burg përjetë dhe në shkallën e parë.

Këtë argument ai e mbështeti duke thënë: “premtimi është që ne nuk do të lejojmë që morali, integriteti dhe rruga e kolegut tonë të madh të humbasin në harresën e kohës”.

Gjatë fjalës së tij, prokurori hodhi dritë mbi faktet e vrasjes brutale, duke theksuar se në këtë rast, përveç përgjegjësisë penale, ekziston edhe përgjegjësia morale e personave të përfshirë.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...