Një 76-vjeçar nga fshati Mjekës është proceduar penalisht nga prokuroria e Elbasanit, pasi shkaktoi zjarr në një sipërfaqe me shkurre.
Sipas njoftimit zyrtar, ndaj shtetasit B. J., 76 vjeç, është nisur procedimi pasi ai kishte ndezur zjarr për të djegur disa mbeturina, por flakët janë përhapur dhe kanë përfshirë një sipërfaqe toke me shkurre.
Autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin ndezjen e zjarreve, pasi rreziku i përhapjes së flakëve mbetet i lartë dhe shkelësit do të përballen me pasoja ligjore.






