Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të martë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.
Burimet bëjnë me dije se ka qenë një kalimtar i rastit ai që ka pikasur makinën e përmbysur duke njoftuar policinë. Ka dyshime se dalja e mjetit nga rruga të ketë ndodhur shumë më parë nga se u lajmërua policia, pasi nga kqyrja e mjetit motorri ka qënë i ftohtë.
U desh ndërhyrja e mjeteve të zjarrfikëses për nxjerrjen e trupit nga makina, ndërsa policia fillimisht kërkoi për një trup të dytë por fatmirësisht rezultoi se 21 vjecari kishte qënë i vetëm në mjet.
Shkak për aksidentin mendohet se është bërë lagështira e madhe që ka qenë e pranishme në këtë aks rrugor. Grupi hetimor në vendngjarje nisi hetimet për këtë rast.
Të njëjtat burime saktësojnë se viktima është Rei Palloshi, i datëlindjes 12.06.2000.
Ka qenë një kalimtar i rastit ai që ka pikasur makinën e përmbysur në anë të rrugës, dhe në momentin kur ka shkuar policia mjeti dhe trupi i viktimës ka qenë i ftohtë.
Shkak për aksidentin është bërë lagështira e madhe që ka qenë e pranishme në këtë aks rrugor.
Njoftimi i policise:
Më datë 07.12.2021, rreth orës 11:40, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengël, shtetasi R. P., duke drejtuar mjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë shtetasi R. P. ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.