6.5 C
Tiranë
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Elhaida Dani ka konfirmuar romancën me balerinin Ledian Agallijaj në Dancing With The Stars

Këngëtarja Elhaida Dani ka konfirmuar romancën me balerinin Ledian Agallijaj në DWTS. Çifti, të cilët përfliteshin prej disa ditësh për një lidhje, gjatë performancës në skenë dhuruan puthje duke i dhënë kështu fund çdo dyshimi.

Pas kërcimit sensual, këngëtarja dhe balerini folën për marrëdhënien e tyre duke e quajtur diçka të shenjtë dhe të bukur.

“Ne e dinim qe diçka e tille po kuptohej nga java ne jave dhe nga publiku e produksioni patjetër, koleget dhe e ndienim qe ishte momenti ta ndanim ndoshta, por jo aq shume se është diçka e shenjte e bukur dhe delikate qe ne do donim ta mbanim për vete akoma. Sido qe te shkoje Dancing ne jemi shume te lumtur se fituam diçka shume te madhe”, tha Elhaida Dani.

Ndërsa Lediani shtoi: “As unë nuk kam ca shtoj me shume, është e njëjta ndiejnë dhe për mua.”

Si nisi historia e tyre e dashurisë dhe ndarja e balerinit nga partnerja

Që prej startimit të spektaklit të kërcimit, Elhaida Dani dhe balerini i saj Lediani kanë dhuruar kërcime sensuale.

Në media nisën të qarkullonin thashethemet për një lidhje mes tyre, ndërsa “Kryefjala.com” raportoi se se Lediani i kishte dhënë fund lidhjes së tij disavjeçare me një vajzë simpatike bionde.

Kjo gjë është vënë re pasi ai i ka fshirë të gjitha fotot që kishte më të në rrjetet sociale.

Ndërsa janë ngritur dyshimet se mund të jetë njohja me këngëtaren arsyeja përse ai është ndarë.

Nga ana tjetër, ndonëse mund të dimë gjëra për jetën profesionale të Elhaidës kur vjen puna tek ajo personale, artistja ka qenë gjithmonë shumë hermetike.

Gjatë një interviste për “Goca dhe gra”, e pyetur nëse ka dikë në krahë, Elhaida as nuk e mohoi, por edhe as nuk e pohoi. Këngëtarja u shpreh se momentalisht nuk dëshironte të fliste për këtë gjë pasi dëshironte që ta mbabte për vete.

Ajo theksoi se është shumë supersticioze dhe shtoi se në momentin kur ajo të jetë e sigurt për gjënë e saj atëherë do e ndaj me të gjithë.

“Kam një projekt mjaft të madh që nuk dua ta bëj akoma publik, por është diçka shumë e shenjtë për mua e kam pasur ëndërr që kur isha e vogël… Nuk është dasmë akoma jo për momentin… nejse… Nuk e di nëse dua ta them këtë gjë, jam shumë hermetike te kjo gjë. Jam shumë supersticioze, dua ta mbaj…
Nuk di të them nëse është prishur nga energjia e keqe apo syri, por di që gjërat të cilat nuk ekzistojnë akoma… më saktë, përse të ndaj diçka timen kur nuk jam e bindur 100% diçka që do ndodhi. Thjesht dua ta mbaj diçka private timen dhe ta ruaj derisa të jem e sigurt që dua ta ndaj me këdo, sepse në këtë rast jam dhe një personazh publik dhe më duhet të jem e kujdesshme”, u shpreh artistja.

Si një ndër pretendentet për të fituar “Dancing With The Stars”, Elhaida është shprehur se nëse do rrëmbente çmimin e madh me lekët që do të merrte ajo do t’i investonte në një projekt.

“Do t’i investoja ne një projekt që do t’i bëjë të mira dhe të artistëve të rinj, kam një projekt në mendje. I vetmi gabim që bëra një natë ishte padjeshka dhe nuk është vetëm një lëvizje që bën gjithë kërcimin. Është një performancë që zgjat dy minuta dhe nuk është një padjeshkë që ta hedh poshtë.
Juria pa gjithë performancën, nuk u fokusua vetëm te padjeshka dhe prandaj dha ato pikë. Ndoshta është një vlerësim që lidhet me gjithë netët. Qëllimi që jam në atë emision nuk është për të bërë debate. Nëse nuk më drejtohen mua nuk kam pse flas në emër të të tjerëve. Një herë qëllova që thashë një mendim timin dhe u nxeh aq shumë situata sa mora një përgjigje jo te këndshme”, ka thënë Elhaida.

Elhaida gjithashtu u pyet dhe për kritikën që mori për albumin e saj më të fundit nga Elton Deda. Ka pasur një kritikë të keqe nga Elton Deda. Atij nuk i pëlqeu mesa duket. U bë shumë e madhe.

Unë e kam mik prej vitesh, është artist shumë i mirë, por që çdo njeri ka opinionin e vet.

Artistja gjithashtu na tregoi “fiksimin” e saj të vogëlisë dhe na zbuloi se shumë shpejt mund të kemi një bashkëpunim nga ajo dhe Ermal Fejzullahu. Gjithashtu, Elhaida na tregoi projektet e saj të ardhshme muzikore.

“Vdisja fare kur kam qenë e vogël. Kush ka qenë ajo gocë që nuk vdiste për Ermalin. Do doja shumë të kishim një bashkëpunim, madje dhe e kemi biseduar. Kënga ime e re do të vijë këtë muaj. Është ‘single’. Nuk do jetë vetëm një këngë do të jenë disa, mund të ketë dhe bashkëpunime”, u shpreh Elhaida.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT