10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Elisa Spiropali: Kongresi i Lushnjës rrëzoi paragjykimet e fuqive të mëdha dhe hodhi themelet e parlamentarizmit shqiptar

Në kuadër të 105-vjetorit të parlamentarizmit shqiptar, Kuvendi i Shqipërisë organizoi sot aktivitetin “Parlamentarizmi, Republika, Demokracia”, ku kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, vlerësoi rolin historik të Kongresit të Lushnjës në fillesat e parlamentarizmit dhe forcimin e institucioneve të shtetit shqiptar.

Në fjalën e saj, Spiropali theksoi se Kongresi i Lushnjës ishte një moment kyç për Shqipërinë, pasi i dha vendit një drejtim të qartë politik dhe institucional, duke sfiduar hapur paragjykimet ndërkombëtare mbi aftësinë e shqiptarëve për të ndërtuar shtetin e tyre.

“Në më pak se një dekadë pas shpalljes së Pavarësisë, Kongresi i Lushnjës shënoi një moment historik për popullin shqiptar. Ai hodhi hapat e parë drejt një shteti të organizuar dhe institucional. Parlamentarizmi kurorëzoi dhe jetësoi përpjekjet e shqiptarëve për të ndërtuar një shtet të bazuar në drejtësi, liri dhe barazi,” u shpreh Spiropali.

Ajo nënvizoi se ky kongres shërbeu si një provë historike për botën, duke treguar se shqiptarët ishin të aftë të merrnin vendime të mëdha kombëtare dhe të ngrinin institucione qeverisëse.

“Kongresi i Lushnjës rrëzoi në sytë e fuqive të mëdha paragjykimin dhe stigmën mbi paaftësinë e shqiptarëve për t’u bashkuar, për të marrë vendime kombëtare, për të bërë shtet dhe për të ndërtuar institucione qeverisëse. Ky kongres e shkallmoi përfundimisht këtë sfidë,” tha Spiropali.

Gjithashtu, ajo kujtoi se Kongresi i Lushnjës plotësoi vendimet e Kuvendit Kombëtar të Vlorës dhe atij të Durrësit, duke themeluar një sistem përfaqësues për shtetin shqiptar.

“Rizgjedhja e Këshillit Kombëtar me atributet e parlamentit ishte ndër vendimet më të rëndësishme të Kongresit të Lushnjës. Vendimi për krijimin e trupës legjislative, e para pas shpalljes së Pavarësisë, ishte fillesa e parlamentarizmit shqiptar. Nga Lushnja nisi konsolidimi i Shqipërisë së pavarur parlamentare e republikane,” theksoi kryetarja e Kuvendit.

Sipas saj, ky kongres, duke hedhur themelet e parlamentarizmit, jo vetëm që kontribuoi për formësimin e Republikës, por shënoi edhe fillesat e ndërtimit të demokracisë në Shqipëri, duke i dhënë vendit një strukturë qeverisëse të bazuar në përfaqësim dhe institucione të forta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...