7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Elisa Spiropali viziton Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe uron Kryepeshkopin Joan Pelushi

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi sot një vizitë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku u prit nga Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi.

Gjatë takimit, Spiropali përcolli urimet e saj për udhëheqjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe për gjithë besimtarët ortodoksë, duke vlerësuar kontributin shpirtëror të Kryepeshkopit Joan në jetën publike dhe fetare të vendit.

“Drita e Perëndisë, kthjelltësia hyjnore dhe urtësia e Fortlumturisë së Tij, Joan, na frymëzojnë për të fuqizuar përmasën shpirtërore në punët dhe detyrat tona të përditshme, si qytetarë, shërbyes publikë dhe politikanë”, u shpreh Kryetarja e Kuvendit.

Kryepeshkopi Joan Pelushi u fronëzua më 29 mars 2025 në një ceremoni solemne në katedrale, duke shënuar herën e parë në historinë e Kishës Ortodokse Shqiptare që një shqiptar ulet në fronin më të lartë kishtar.

Vizita e Spiropalit vjen në vazhdën e takimeve institucionale dhe ndërfetare, që synojnë forcimin e harmonisë fetare dhe bashkëpunimit mes institucioneve dhe komuniteteve fetare në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...