10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Elon Musk vendos ta ndryshojë logon e Twitter-it

Pronari i rrjetit social Twitter, Elon Musk, ka thënë të dielën se po mendon ta ndryshojë logon e platformës, duke shkruar: “Së shpejti do t’i themi lamtumirë markës Twitter dhe, gradualisht, të gjithë zogjve”.

Në një postim në Twitter, në orët e para të së dielës, miliarderi ka shtuar:

Nëse një logo mjaftueshëm e mirë me X publikohet sonte, do ta përdorim në mbarë botën që nesër”.

Musk ka publikuar një pamje të një iksi duke ndriçuar, dhe më pas në një audiobisedë në Twitter Spaces është përgjigjur me “po”, kur është pyetur nëse logoja e Twitter-it do të ndryshojë.
Kjo është dashur të ndodhë shumë kohë më parë”, është shprehur ai, raporton Reuters.

Nën udhëheqjen e trazuar të Muskut, që kur e bleu Twitter-in në tetorin e vitit të kaluar, kompania e ka ndryshuar emrin e biznesit në X Corp, duke pasqyruar vizionin e miliarderit për të krijuar një “super aplikacion”, sikurse WeChat i Kinës.

Uebsajti i Twitter-it thotë se logoja e rrjetit, që paraqet një zog të kaltër, “është pasuria jonë më e njohur”.

“Prandaj e mbrojmë aq fort”, thuhet më tej aty.

Zogu është zëvendësuar përkohësisht në prill nga qeni Shiba Inu i kriptovalutës Dogecoin, duke nxitur rritjen e vlerës së saj në treg.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...