14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Elsa Dhuli: “Shqipëria ka treguar progres në rritjen e numrit dhe cilësinë e të dhënave statistike”

Drejtoresha e Përgjithshme e Institutit të Statistikave (INSTAT), Elsa Dhuli, deklaroi sot në Kuvend gjatë prezantimit të raportit vjetor për vitin 2024 se Shqipëria ka arritur progres të dukshëm në rritjen e numrit të të dhënave, cilësinë dhe zgjerimin e gamës së informacionit statistik.

Dhuli theksoi se sistemi kombëtar statistikor ka përmbushur objektivat e miratuara nga Kuvendi për periudhën 2022-2026 dhe ka përballuar sfida të rëndësishme, përfshirë hapjen e negociatave për kapitullin 18, “Statistikat”.

Ajo vuri në dukje se publikimi i rezultateve finale të censit të banesave dhe popullsisë 2023 u realizua shpejt dhe ofroi informacion të detajuar mbi ndryshimet demografike, treguesit socialë dhe ekonomikë, si dhe kushtet e jetesës dhe banimit, duke ndihmuar në planifikimin e shkollave, spitaleve dhe njësive të tjera të shërbimit.

Dhuli shtoi se viti 2024 shënoi 100-vjetorin e statistikave zyrtare, dhe pavarësisht ngadalësimit për shkak të një sulmi kibernetik në shkurt, INSTAT ka punuar për të ruajtur paanshmërinë dhe qëndrueshmërinë e të dhënave.

Në raport u përmendën gjithashtu tre rekomandime kryesore të zbatuara: përpunimi cilësor i të dhënave të censit, forcimi i bashkëpunimit me AKSK dhe eficienca e plotë e faqes së INSTAT.

Dhuli bëri me dije se sistemi kombëtar statistikor u zgjerua duke përfshirë Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore për statistikat energjetike dhe se Shqipëria bashkëpunon me 22 institucione, universitete dhe qendra studimore. Në vitin 2024, numri i të dhënave në databazën evropiane u rrit me 32%, nga 5.3 milionë në 7 milionë datapoint, ndërsa 37% e të dhënave u grumbulluan me mjete elektronike, duke treguar avancim të dukshëm në mbledhjen dhe përpunimin e statistikave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...