13.5 C
Tiranë
Saturday, February 21, 2026
spot_img

Ema Andrea mes lotësh për humbjen e vëllait binjak: “Kam humbur gjysmën time”

Në ditët e fundit të vitit 2025, aktorja e njohur Ema Andrea humbi vëllanë e saj binjak, ish-basketbollistin Enea Andrea, pas një arresti kardiak.

Në daljen e saj të parë publike pas kësaj ngjarjeje të rëndë, ajo nuk arriti t’i mbante lotët, ndërsa rrëfente për dhimbjen që po përjeton.

“Mua nuk më është mbyllur mirë 2025. Normal që nuk është e mirë as 2026. Kam humbur gjysmën time. Janë ato dhurata e hidhura që bën Zoti. Për momentin jetoj në dy dimensione, uroj që kjo mos të ndikojë në punë”, u shpreh ajo.

Aktorja tregoi se kjo ishte dita e saj e parë e punës dhe dalja e parë mediatike pas humbjes, duke theksuar se kishte hezituar përpara se të pranonte të fliste publikisht. “Edhe pse e kam thënë me dy mendje ‘Po’, kur erdha dhe u takuam, u dakordësova me veten që të jem këtu dhe vetëm këtu mund ta filloja”, tha Andrea.

Ajo e cilësoi temën si shumë delikate, por theksoi se nuk mund të anashkalohej dhimbja që po përjeton. “Edhe pse kjo humbje e gjysmës time më të mirë, mua më ka sjellë shumë bekime. Kam parë shumë dashuri nga njerëz që nuk i njoh, nga njerëz që i njoh”, u shpreh ajo.

Sipas saj, vëllai u përcoll “si mbret”, ndërsa falënderoi të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë familjes në këtë periudhë të vështirë. “Dhimbja s’ka as etikë, as moral, as fjalor. Kam zbuluar që as fjalët s’janë të duhurat”, përfundoi aktorja mes emocionesh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama reagon pas protestës së PD: “Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së zhvilluar sot nga Partia Demokratike e Shqipërisë përpara ambienteve të Kryeministrisë dhe Parlamentit. Në një postim në...

Media kanadeze: Shpërthime gjatë protestës, presion ndaj qeverisë Rama

0
Gjatë demonstratës së zhvilluar së fundmi, janë dëgjuar edhe shpërthime, ndërsa protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, raporton The Canadian Press. Sipas medias...

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Itali, kapet me 550 gramë kokainë

0
Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali, pasi është kapur në posedim të një sasie të konsiderueshme lënde narkotike. Sipas raportimeve të mediave...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 21 Shkurt 2026

0
Dashi Ditë që kërkon përqendrim dhe vetëkontroll. Mos reagoni menjëherë ndaj provokimeve. Demi Stabilitet në çështjet praktike. Një lajm i mirë financiar ju qetëson. Binjakët Komunikimi është në favorin...

Parashikimi i motit, e Shtunë, 21 Shkurt 2026

0
Më 21 shkurt 2026, moti në Shqipëri pritet të mbetet kryesisht dimëror, me vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit dhe...