11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Emigranti shqiptar shpëton dy fëmijë nga mbytja në lumin Arahthos, bëhet hero në Greqi

Një emigrant shqiptar është kthyer në hero në Greqi pas një akti të jashtëzakonshëm kur shpëtoi dy fëmijë që po mbyteshin në lumin Arahthos, në zonën e Neohorit, Artë. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm, kur katër fëmijë u afruan pranë lumit dhe dy prej tyre ranë në ujë, duke shkaktuar panik të madh.

Fëmijët u zhdukën shpejt nga pamja, dhe shokët e tyre, të tronditur, njoftuan për ndihmë në një lokal pranë. Në mesin e personave që reaguan menjëherë ishte edhe Ledian Goga, një emigrant shqiptar që jeton prej vitesh në atë zonë. Pa hezitim dhe duke mos menduar për rreziqet, ai hoqi rrobat dhe u hodh në ujë për të shpëtuar jetën e fëmijëve.

Në një rrëfim me lot në sy, Lediani tregoi momentet dramatike të përballjes me lumin dhe përpjekjet e tij të tmerrshme:
Isha në kafene. Një fëmijë erdhi me motor dhe bërtiti ‘ndihmë, dy fëmijë po mbyten në lumë!’ Pa menduar dy herë, vrapova. Hipa në makinë dhe shkova në vendngjarje. Kalova nëpër kallamishte, kontrollova – nuk pashë asgjë. Hipa në një varkë me disa të tjerë. U zhyta një herë – asgjë. Herën e dytë mora frymë thellë, u zhyta më thellë, rreth tetë metra. Atje e pashë. Fëmija ishte shtrirë, i palëvizshëm, me një fytyrë të nxirë, krahë dhe këmbë të hapura. Ishte sikur të kishte vdekur. E kapa, e nxora me forcë. Dhe pastaj dëgjova se e kishin parë edhe të dytin. U zhyta përsëri, dy dhe tre herë. E gjeta. Ishte me shpinë në fund. Kur e nxora lart, po i rridhte gjak nga hunda dhe goja. U frikësova,” tregoi ai me zë të mbytur nga emocionet.

Edhe pse nuk i njihte fëmijët personalisht, Ledian veproi sikur të ishin të tijtë. “Njëri ishte mosha e vajzës sime. Nuk më intereson kush janë, çfarë race, çfarë feje. Jam i huaj, por jam qenie njerëzore. Bëra atë që do të bënte çdo baba. Po mendoj vetëm për fëmijët. Shpresoj të jetojnë. Dhe tani fëmijët e mi po qajnë në shtëpi. Duhet të kthehem…” tha ai, duke shpërthyer në lot.

Mjekët në spitalin e Artës bënë përpjekje të jashtëzakonshme për t’i mbajtur fëmijët në jetë. Pavarësisht kohës së gjatë pa oksigjen, ndodhi një mrekulli dhe ata u transferuan me urgjencë në spitalin universitar të Rios në Patra. Gjendja e tyre mbetet serioze, me një prej fëmijëve që ka pësuar edemë në tru, ujë në mushkëri dhe frakturë në qafë.

Ndërkohë, edhe vetë Ledian Goga ka mbetur i plagosur gjatë përpjekjes ekstreme, duke thyer këmbën gjatë shpëtimit.

Ngjarja ka prekur zemrat e banorëve lokalë dhe ka nxjerrë në pah guximin dhe humanizmin e një emigranti që veproi me zemër për të shpëtuar jetë njerëzish, pavarësisht rreziqeve personale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...