4.5 C
Tiranë
Saturday, January 17, 2026
spot_img

Emra të skeduar në fokus të hetimeve: Edmond Gjyzeli dhe Izmir Kusi dyshohet për lidhje me arratisjen e Altin Ndocit

Ish-drejtori i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës, Indrit Cerloj, është arrestuar në lidhje me arratisjen e të dënuarit Altin Ndoci, ngjarje e ndodhur tre ditë më parë gjatë shoqërimit të këtij të fundit në spitalin e Durrësit.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka caktuar ndaj Cerlojt masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “shpërdorim detyre”. Po me të njëjtin vendim, është caktuar masa “arrest në shtëpi” për doktoreshën e IEVP Durrës, Y. S., 66 vjeçe, gjithashtu e dyshuar për “shpërdorim detyre”.

Ndërkohë, Prokuroria e Durrësit po heton edhe takimet që Altin Ndoci ka zhvilluar gjatë muajve të fundit në paraburgimin e Durrësit. Sipas burimeve hetimore, emrat e Edmond Gjyzeli dhe Izmir Kusi po verifikohen, pasi rezultojnë të kenë pasur disa takime me Ndocin. Të dy janë persona të skeduar nga drejtësia dhe dyshohet se mund të kenë pasur dijeni ose përfshirje në planin e arratisjes. Hetimet janë ende në fazë paraprake dhe po punohet për sigurimin e provave, ndërsa nuk dihet ende nëse ata janë lokalizuar për t’u marrë në pyetje.

Altin Ndoci u arratis nga spitali i Durrësit, ku ishte dërguar për ekzaminim shëndetësor. Shoqërimi, sipas hetimeve, u krye jashtë standardeve të sigurisë: ai nuk ishte i prangosur dhe masa e sigurisë ishte e pamjaftueshme. Ndoci është larguar nga kati i tretë i repartit të Infektivit, pasi ka goditur dy punonjës të Policisë së Burgjeve që e shoqëronin. Jashtë spitalit, sipas të dhënave, e priste një automjet tip “Audi A7”, me të cilin është larguar në drejtim të paditur.

Ndoci ndodhej në paraburgimin e Durrësit që prej vitit 2020 dhe akuzohej për vrasje dhe vepra të tjera të rënda penale.

Në kuadër të hetimeve, deri tani janë arrestuar gjithsej 8 persona, mes tyre punonjës të Policisë së Burgjeve dhe stafi shëndetësor i institucionit:
• Komisar Dezdemon Pazaj
• Komisar Violeta Uka
• Kryeinspektor Dorjan Saraçi
• Inspektor Sali Ferrollari
• Inspektor Fatjon Braçi
• Inspektor Preng Marvataj
• Kryeinspektor Aranit Çela
• Kryeinfermier Aulon Quku

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme hetimore, ndërsa kërkimet për kapjen e Altin Ndocit vijojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Rrezik për fëmijët” – AKU tërheq nga tregu disa formula ushqimore pas zbulimit të...

0
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar bllokimin dhe tërheqjen nga tregu të disa produkteve të formulës për fëmijë, pas një alarmi të ardhur...

“Viti 2016 ishte më i lidhur dhe më njerëzor” – pse nostalgjia për të...

0
Në fillim të vitit 2026, rrjetet sociale rikthejnë nostalgjinë për vitin 2016, duke u bërë një trend masiv që kap përdoruesit, sidomos mijëvjeçarët. Sipas...

“Gjatë prangosjes i gjetën mbi 1 kilogram kokainë” – Arrestohet Ervin Kaftiraj në Tiranë

0
Një operacion i zhvilluar nga Sektori i Antidrogës në Tiranë përfundoi me arrestimin e Ervin Kaftiraj, i cili u kap në një restorant të...

“Tentoi të nxirrte 38 mijë dollarë pa i deklaruar, gjendet edhe 35 mijë euro...

0
Një rast i mosdeklarimit të shumave të mëdha të parave në kufi u evidentua nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, ku një...

“SPAK ndalon 10 persona në Tiranë, dy të tjerë në kërkim” – Detaje nga...

0
Kontrolle të mëdha u zhvilluan mbrëmë nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane në një godinë luksoze pranë rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë. Sipas burimeve,...