25.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Emrat/ Aksident në aksin Tepelenë-Gjirokastër, 2 mjetet përplasen, plagosen 4 persona

TEPELENË- Dy mjete janë përfshirë në një aksident në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, e si pasojë 4 persona kanë mbetur të lënduar.

Aksidenti ndodhi pasi mjeti “Renault” me drejtues Josif Zoton u përplas me mjetin “Mercedez Benz” me drejtues Konstandin Dhimitri në Shtëpëz. Nga aksidenti u plagosën: Minushe Tori, Barjam Tori, Lirika Zoto dhe Josif Zoto.

Të lënduarit janë dërguar në spital, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por dyshohet se njëri nga mjetet ka kryer një manovër të gabuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT