14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Enkelejd Alibeaj kundër Sali Berishës: PD-ja ime nuk do të jetë nesër në Kuvend

Në ndryshim nga Sali Berisha që deklaroi se do të jetë pjesë e seancës së nesërme për zgjedhjen e presidentit, duke deklaruar votën kundër, Enkelejd Alibeaj, duke folur po ashtu në emër të PD-së tha se nuk ka asnjë vlerë që ata të bëhen pjesë e procesit.

Alibeaj, i cili u ul disa herë në tryezën e negociatave me përfaqësuesit e Edi Ramës për zgjedhjen e presidentit, tashmë thotë se PD nuk ka pse të legjitimojë zgjedhjen e njëanshme të kreut të shtetit.

Alibeaj u pyet nga gazetarët nëse hezitimi për të shkuar në seancë kishte lidhje me frikën e rrjedhjes së votave, por nuk preferoi që të jepte një përgjigje direkte për këtë.

Enkelejd Alibeaj: Qëndrimi ynë është i kuptueshëm për këdo, jemi futur në këtë proces që presidenti të ishte mbi palët, dhe të simbolizonte unitetin.

E vutë re të gjithë mospërmbushjen e detyrës nga Partia Socialiste, i mbani mend që Rama thoshte se presidenti do të ishte konsensual, e pra sot një ditë para momentit kur shqiptarët do të jenë me president, ende nuk e dinë kandidatin.

Qendrimi ynë është koherent, nuk ka asnjë sens që PD të jetë pjesë e votimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...