Me duartrokitje shpërthyese dhe brohorima pa fund është pritur dalja e ekipit kombëtar shqiptar në fushë për nxehmjen para ndeshjes së shumëpritur kundër Anglisë. Atmosfera në “Air Albania” është elektrizuese, me tifozët që kanë nisur festën shumë përpara bilbilit të parë.
Stadiumi po mbushet me ritme rekord, ndërsa të gjitha biletat—rreth 22 mijë vende—janë shitur prej ditësh, duke garantuar një mbrëmje emocionuese për kuqezinjtë.
Ndërkohë, një moment interesant ka ardhur edhe nga jashtë fushës: një gazetar shqiptar ka kapur “live” një tifoz anglez të maskuar me fanellën e Shqipërisë, i cili me humor ka deklaruar: “Do fitojmë 0 me 2!”—duke ndezur edhe më shumë atmosferën në prag të sfidës.
Energjia në tribunat e “Air Albania” po shihet si një shtysë e fortë për djemtë e Silvinjos, që synojnë një rezultat pozitiv ndaj një prej skuadrave më të forta në Europë.






