14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

EPP Women miraton rezolutë historike kundër dhunës ndaj grave në politikë, duke denoncuar raste të Shqipërisë

Forumi i Grave të Partisë Popullore Europiane (EPP Women) ka miratuar një rezolutë historike kundër dhunës ndaj grave në politikë dhe jetën publike, nismë e Albana Vokshit, zëvendëspresidente e grupimit më të madh politik të grave të qendrës së djathtë. Dokumenti denoncon përdorimin e dhunës dhe kërcënimeve për të penguar pjesëmarrjen e grave në jetën politike, duke përfshirë raste konkrete nga Shqipëria, ku gjatë zgjedhjeve të 11 majit 2025, Albana Vokshi dhe familja e saj u kërcënuan, ndërsa kandidatët opozitarë u sulmuan dhe fyesën publikisht.

Rezoluta nënvizon se dhuna ndaj grave nuk është një problem thjesht gjinor, por një sulm sistematik ndaj demokracisë. Ajo thekson se kërcënimet, sulmet verbale dhe dhuna fizike ndaj grave krijojnë një efekt frikësues, duke i larguar ato nga jeta publike dhe duke hapur rrugë për rrjete oligarkike dhe kriminale.

Sekretarja e Përgjithshme e EPP, Dolors Montserrat, deklaroi: “Kur gra si Albana Vokshi kërcënohen nga krimi i organizuar në Shqipëri apo kur gra gazetare në Gjeorgji akuzohen, kjo nuk është çështje grash. Është rrëmbim i demokracisë duke përdorur gratë si peng.”

Rezoluta përmban një aksion prej 12 pikash dhe kërkon ndërhyrjen e institucioneve europiane për të:
• Dënuar të gjitha format e dhunës dhe frikësimit ndaj grave në politikë, përfshirë kur ato kryhen ose tolerohen nga zyrtarë shtetërorë, aktorë politikë ose grupe kriminale;
• Integruar sigurinë e grave në politikë si një kriter të rëndësishëm në procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian.

Ky dokument shënon një hap të rëndësishëm në luftën për të mbrojtur gratë në politikë dhe për të forcuar demokracinë në vendet europiane, duke përfshirë Shqipërinë si shembull konkret të sfidave që gratë përballen në jetën publike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...