23.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Erdogan mban fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë: “Edhe pse ka kufij fizik mes nesh, Shqipëria është fqinji ynë me zemër”

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka mbajtur fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë. Ai ka thënë se Turqia dhe Shqipëria ka ndërtuar një marrëdhënie që i ka rrënjët e thella dhe se Turqia e sheh vendin tonë si një partner strategjik.

“Të nderuar zonja kryetare, të nderuar deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, zonja dhe zotërinj. Në emrin tim, delegacionit tim, e kombit tim ju përshëndes me ndjenjat më të përzemërta. Jam shumë i lumtur që vizitoj përsëri Shqipërinë me të cilën kemi shumë lidhje të forta historike e humane.

Para 3 javësh kemi mirëpritur në Turqi zonjën Nikolla. Me të kemi shkëmbyer mendime se sit ë fucojmë marrëdhëniet tona parlamentare. Ne ramë dakord që rritja e kontakteve do të japë një kontribut serioz në zhvillimin e marrëdhënieve tona. Menjëherë pas shpalljes së Republikës së Shqipërisë, është bërë një nga marrëveshjet e para, e kjo marrëveshje që quhet marrëveshja e përjetshme e miqësisë në thelb zbulon që marrëdhëniet tona janë jo vetëm mes shteteve, por edhe njerëzve.

Edhe pse ka kufij fizik mes nesh, për ne Shqipëria është fqinji ynë me zemër. Gjurmët e historisë tonë të përbashkët janë në ndërtesat e ngurta të Shkodrës. Këto marrëveshje bashkëpunimi, që rrënjët i kanë të thella janë të forta e të pa lëkundura. Deklarimi i njëanshëm i kryeministrit në 2013, që Turqia është një nga partnerët strategjikë, është panorama e asaj që po shohim sot. Ne kemi ngritur zyrtarisht marrëdhëniet tona në nivelin e partnerit strategjike.

Kur Shqipëria dhe Turqia të bashkojnë duart me lejën e të madhit Zot nuk do të ketë asnjë problem që të mos ta kalojmë apo të mos ta zgjidhem. Së bashku nuk do lejojmë askënd të prishë këtë panoramë të bukur. Në ndjekim me vlerësim rolin konstruktiv që ka luajtur Shqipëria në Ballkan dhe për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur. Dua të uroj Shqipërinë për anëtarësimin e përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ne do të ndajmë përvojat tona për këtë detyrë që e kemi kryer në të kaluarën.

Populli turk qëndron pranë popullit shqiptar siç ka qenë gjithmonë. Turqia ishte vendi i parë që dha ndihmë gjatë tërmetit dhe pandemisë që shpërtheu në vitin 2020. Në kuadër të marrëveshjes që kemi shumë shpejt vaksinën turcovac jemi të gatshëm ta vëmë në dispozicion të Shqipërisë”, tha Erdogan.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT