4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Erion Braçe, më i votuari në Asamblenë e Partisë Socialiste

Asambleja e Partisë Socialiste ka votuar për 10 anëtarë të rinj pas propozimeve të kryeministrit Edi Rama, ku ndër të 14 kandidatët e propozuar, Erion Braçe ka dalë më i votuari. Braçe ka siguruar 295 vota, duke u renditur në krye të listës, ndërsa pas tij është pozicionuar Arben Pëllumbi.

Në një reagim në rrjetet sociale, deputeti socialist Erion Braçe ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj anëtarëve të Asamblesë për besimin që i dhanë. Ai vlerëson se Partia Socialiste ka bërë një hap të rëndësishëm përpara, duke hapur rrugën për një gjeneratë të re që do ta çojë Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Sot, PS shkoi më tej! Hapësirën e gjerë, të njëjtë në status e fuqi, për të rinjtë gjeneratën tjetër atë të Shqipërisë si një vend i BE-së. Nëse më ka gëzuar gjë sot është kjo; Unë e cilido që e ka mundësinë, ka detyrën t’i japë edhe 10-15 vite të tjera PS-së me gjeneratën tjetër,” shkroi Braçe në postimin e tij, duke theksuar rëndësinë e vazhdimësisë dhe mbështetjes së brezit të ri brenda partisë.

Postimi i plotë

‘Shume Mirenjohes Dhe Edhe Me I Perulur,
Per Kete Vote Besimi!

Nuk e di e sata here eshte qe e marre kete besim ne PARTINE tone-nuk i numeroj me, por di qe do bej cmos per te shumefishuar PUNEN per NJEREZIT, i bindur se fuqia e PARTISE SOCIALISTE jane NJEREZIT, kudo, ne qytet e fshat, te moshuarit, te mesmit e te rinjte, burrat e grate, djemte e vajzat, te pamundurit e nevojtaret, te harruarit, punetoret e qytetit e te fshatit, te vegjlit e te mesmit si sipermarres-motore zhvillimi, por edhe si sherbyes jetik te shtetit; me pelqen kjo pune dhe do e bej ne cdo dimension e me cilindo, pa pare kerkend nga lart poshte por drejt, sy me sy, perballe!

Ndaj do doja ti falenderoja pafund te gjithe miqte e shoket e betejave, por edhe ata me te rinjte nga Shkodra, Malesia, Puka, Kukesi, Hasi e Tropoja, Lezha, Laci e Miredita, Dibra, Burreli e Bulqiza, Kruja, Tirana e Durresi, Elbasani, Librazhdi, Gramshi, Cerriku e Peqini, Kavaja e Rrogozhina fqinje, Berati, Kucova, Dimali, Skrapari e Policani, Vlora, Selenica, Himara ime, Saranda, Delvina e Konispoli, Pogradeci, Korca, Devolli e Erseka, Tepelena, Permeti, Gjirokastra; mbi te gjitha por njesoj-barabar me te gjithe, shume faleminderit Divjakes, Lushnjes, Roskovecit E Patosit, Mallakastres, Fierit, Jo Thjesht Per Voten Por Per Mundesine Per Te Punuar Bashke, Sherbyer E Bere Mire Per Njerezit, Arritur Rezultate Per Ta, Nga Ato Rezultate Qe Ndryshojne Per Mire Jeten E Tyre;
Peruleshit Shume Mirenjohes Per Punen,
Jo Per Karrigen!

Sot, Partia Socialiste Shkoi Me Tej; Hapesire e gjere, te njejte ne status e fuqi, Per te rinjte, gjeneraten tjeter, ate te shqiperise si nje vend i BE-se!

Nëse me ka gezuar gje sot eshte kjo; Une e cilido si une qe sot e ka mundesine, ka detyren ti jape edhe 10-15 vite te tjera jete partise socialiste, me gjeneraten tjeter!

Cilitdo dua ti them; Mos E Mendo Si Zevendesim, Pranoje Si Perfshirje, Plotesim E Vazhdim Jetesor-Kalim Natyral Gjeneratash Qe Vijojne Jeten, Ndryshojne E Permiresojne Ate! EDI RAMA ka te drejte, duhet ta bejme tani dhe kudo!

Ne fund, BELINDA ne Fier do bej mire ne gjithcka; Bashkimi Eshte Fuqia Jone, Perulesia E Modestia Perballe Njerezve Eshte Morali I Kesaj Fuqie!’

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...

“Numri i nevojshëm i votave nuk u mblodh” – Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë...

0
Deputetët e Asamblesë Kombëtare të Francës hodhën poshtë këtë të martë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Sebastien Le Corneille. Rezoluta, e paraqitur nga...

“Patjetër i merituar” – Keijsi përjashtohet nga gara për Çmimin e Madh në BBVIP

0
Të martën, banori i Big Brother VIP, Keijsi, u përjashtua nga gara për Çmimin e Madh pas përdorimit të përsëritur të gjuhës denigruese ndaj...

“Shqipëria dhe Mali i Zi në prag të anëtarësimit ekonomik në BE brenda tre...

0
Shqipëria dhe Mali i Zi po pozicionohen si liderët e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Europian, me një perspektivë reale për anëtarësim, por...

Helikopteri rrëzohet pranë aeroportit të Beneventos: 1 viktimë dhe 1 i plagosur

0
Një helikopter është rrëzuar në lagjen Olivola, pranë aeroportit të Beneventos në Itali, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e pilotit. Viktima...