10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Erion Braçe: “Nuk është faji i deputetëve për dështimin e bujqësisë, por i ministrave”

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, duke shprehur se kjo mund të jetë një nga fjalimet e tij të fundit në këtë komision. Ai u shpreh se nuk është faji i deputetëve për situatën e vështirë që ka kaluar sektori i bujqësisë gjatë 6 viteve të fundit, duke theksuar se fajin e mbajnë ministrat e Ekonomisë.

Si propozues i kësaj, meqë është puna ime e fundit në Kuvend, do të jem i kënaqur që kjo të votohet kundër në Kuvendin e Shqipërisë. Mos u vini në siklet fare. Nuk është faji i asnjë deputeti për këtë që ka ndodhur në këto 6 vite. Faji është i çdo ministri të Ekonomisë,” tha Braçe, duke shtuar se ministri i Financave nuk është shfaqur në komision për t’u përballur me pyetje dhe diskutime.

Ai theksoi gjithashtu se është e turpshme që ministri nuk është prezent për të diskutuar mbi këtë çështje dhe se kjo ka krijuar një situatë talljeje ndaj punës së deputetëve. “Kjo është një tallje skandaloze,” tha Braçe, duke shtuar se ka pasur një ligj të kaluar para një muaji që nuk është diskutuar fare, edhe pse ky ligj ka qenë i rëndësishëm.

Braçe përfundoi duke thënë se nuk ka interes personal në këtë çështje dhe se kjo e gjithë situatë ndodhte për shkak të emrit të tij në propozim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...