9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi përuruan shkollën e 10-të/ “Këtë model shkolle ne duhet ta shtrijmë në të gjithë vendin”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi përuruan shkollën e 10-të, të ndërtuar nga e para, që i bashkohet buqetës së shkollave dhe kopshteve të reja të hapura këtë semestër në kryeqytet.

Veliaj tha se shkolla e re me kapacitet prej 900 nxënësish, është ndërtuar më moderne dhe me kushte tepër cilësore për fëmijët.

“E vlerësoj shumë sakrificën e këtij viti! Ju është dashur që të bëni mësim me dy, ndoshta me tre turne, në një shkollë tjetër, është dashur të punoni orar pa orar, vend e pa vend, por di t’ju them se kur vjen në këtë hapësirë të rimodeluar, ku kemi shtuar një oborr përpara, një oborr mbrapa, dy hyrje, salla me dritare të mëdha, ku hyn drita natyrale, përjeton një emocion të madh dhe mendoj se ia ka vlejtur çdo mund e sakrificë. Sot kemi një shkollë shumë më të mirë për nxënësit tanë. Është shkolla e dhjetë që hapim këtë semestër. Debate do të ketë, por duhet të kuptojmë se në fund mbeten veprat”, thekson Veliaj.

Kryebashkiaku vuri theksin te fakti që transformimi i kësaj shkolle ka rritur me 30% vlerën e pronës në zonë.

“Vetëm kjo ndërtesë, nga vëzhgimi që kemi bërë kur nisi puna, e ka rritur vlerën e pronës me 30% në të gjitha pallatet këtu rrotull. Pra, kur filloi shkolla e re, vetëm për faktin se agjencitë imobilare thonë: Shitet ky apartament ngjitur me shkollën e re “Qazim Turdiu”, ka rritur me 30% vlerën e pronës. Prona ka të njëjtat metra katrorë, por thjesht vlen më shumë sepse ndodhet pranë një shkolle më të bukur dhe ka urbanistikë”, pohoi Veliaj.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi tha se në kuadër të programit të rindërtimit deri në fund të vitit të ardhshëm numri i shkollave të rikonstruktuara në gjithë vendin do arrijë në 170.

“Këtë model shkolle ne duhet ta shtrijmë në të gjithë vendin, sepse siç e meritojnë mësuesit dhe nxënësit e mrekullueshëm të kësaj shkolle, natyrisht e meritojnë të gjithë nxënësit dhe mësuesit shqiptarë kudo që janë. Për vitin 2022 kemi një buxhet prej 1.2 miliardë lekësh edhe për shkollat e tjera në qytete të tjera, sepse unë e di që në Shqipëri ka shkolla që kanë nevojë ose të ndërtohen të reja ose të rikonstruktohen. Tashmë në këtë shkollë stafetën e kemi ne, mësues të dashur që këtë investim kaq të bukur ta përkthejmë me punë sa më cilësore që nxënësit tanë nesër të jenë mjekë të mirë, politikanë të mirë, profesionistë të mirë në çdo fushë”, përfundoi Kushi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...