14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Erion Veliaj fton qytetarët të marrin pjesë në mbi 34 evente për Ditën e Verës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë thirrje qytetarëve të jenë pjesë e aktiviteteve të shumta që do të organizohen në Ditën e Verës më 14 Mars. Përmes një statusi në ‘Facebook’, Veliaj ka bërë të ditur se do të zhvillohen mbi 34 evente në vende të ndryshme të kryeqytetit.

“Dita e Verës, festa e të gjithë Shqiptarëve! Mos e humb, 14 Mars, 24 orë festë, 34 evente! P.S. Mos harroni veroret”, shkruan Veliaj.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ish-Blloku, Parku i madh i Liqenit, si dhe Sheshi “Skënderbej” do të jenë qendra e festimeve për Ditën e Verës. Thirrja e kryetarit të bashkisë ka për qëllim të mobilizojë komunitetin dhe të krijojë një atmosferë festive në kryeqytet në këtë datë të veçantë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...