5.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Erisa Xhixho: “Projektbuxheti i vitit 2023 nuk i asnjë zgjidhje shqetësimeve me të cilat përballet sot arsimi”

Erisa Xhixho ka deklaruar se projektbuxheti i vitit 2023 nuk i asnjë zgjidhje shqetësimeve me të cilat përballet sot arsimi.

Xhixho shprehet se buxheti për arsimin do të vijojë të jetë më i ulëti në rajon dhe se qeveria Rama ka parashikuar zero mbështetje për studentët.

Ndër të tjera shton: “Ne do të propozojmë amendamente konkrete për ta kthyer këtë buxhet nga buxheti i klientëve, në buxhet të qytetarëve shqiptarë”.

Reagimi i plotë:

 

 

Projekt buxheti i vitit 2023 që ka filluar diskutimet në Parlament  fatkeqësisht nuk u jep asnjë përgjigje shqetësimeve reale me të cilat përballet arsimi sot.

Buxheti për arsimin do të vazhdojë të jetë më i ulti në rajon me 2,2% e PPB për 2023, por më e rënda është se pritet të ulet 2% e PPB ne 2025 duke qenë shumë larg mesatares së BE dhe premtimit 5% e PPB që do të realizonte Rilindja.

Për laboratore, fusha sporti, infrastrukturë, ngrohje, etj., ky buxhet për investimet e brendshme parashikon rritje vetëm 3 milionë lek ose 0,07% krahasuar me vitin 2022.

Shifër kjo që në fakt i jep përgjigjen edhe atij djalit në Kolonjë, i cili pak ditë më parë i çmontoi në mënyrë ekselente investimet fasadë në fushën e arsimit. Ky buxhet nuk përmbush kërkesat e pedagogëve që kanë javë që protestojnë për një arsim cilësor dhe trajtim dinjitoz finaciar.

Kërkimi shkencor do vazhdojë të jetë 0,04-0,05 %PPB, çka tregon edhe një herë se rritja cilesore e universiteteve tona nuk është aspak me rëndësi për Qeverinë e Inceneratorëve. Ndërkohë që edhe progres raporti i fundit i BE e shpreh qartë jo vetëm buxhetin e ulët për arsimin, por dhe standardin që duhet të arrijmë për kërkimin shkencor që është 1% PPB. Gjithashtu, kërkesa e drejtë e pedagogëve që pagat e tyre të shkojnë të paktën sa kolegët e tyre në Kosovë nuk parashikohet aspak në këtë buxhet.

Asnjë zë në këtë buxhet për Kampusin e Universitetit të Tiranës si një premtim i kësaj qeverie me projekte që bëhen e modifikohen çdo vit apo për Kampusin e Universitetit të Durrësit, që nuk ka asnjë godinë për akomodimin e studentëve, edhe pse është një nga më të rëndësishmit në vend. Pagat e mësuesve sipas projekt buxhetit do të rriten me 6% në korrik 2023, jo vetëm një rritje qesharake dhe e pamjaftueshme për të përballuar rritjen e çmimeve, karburantin, koston e jetesës dhe inflacionin e pritshëm, por dhe e vonuar sepse bëhet kur vitit i kanë mbetur vetëm 5 muaj. Ndaj mësuesit duhet ta kenë te qartë që propaganda e qeverisë për rritjen e pagës së tyre është thjesht një hi syve dhe tallje për mundin e sakrificat e një jete. E per shkak se jane te keqpaguar shume prej tyre detyrohen të punojnë gjatë verës në punë sezonale, në vend që të rrisin kapacitetin e tyre.

Kjo qeveri vazhdon me proagandën e librave falas, që në fakt të gjithë prindërit, por jo vetëm, të gjithë shqiptarët e dinë që ato janë të përdorura dhe jashtë funksonit për fëmijët nga klasa 1 deri në klasë të 9. Kjo qeveri ka parashikuar 0 mbështetje për studentët, të cilët kanë muaj që kërkojnë të mbështeten financiarisht për të përballuar qeratë që kanë shkuar 300-400 euro, çmimet, veshjet, transportin etj.

Ajo çfarë kërkojnë është vetëm 100 euro në muaj, sa bashkëmoshatarët e tyre në Kosovë. Po ku do te shkojnë paratë pyesin shqiptarët sot?

Paratë e qeverisë Rama shkojnë për pagesat e PPP në shumën 950 milionë euro. Shkojnë për inceneratorin e Tiranës, 11 milionë euro, i cili as nuk egziston dhe nuk jep asnjë shërbim për qytetarët e Tiranës.

Vetëm pagesat e interesave dhe shërbimit të borxhit arrijnë shifrën 141 miliardë lek për vitin 2023, kjo e barabartë me buxhetin e arsimit, shëndetësisë, kulturës dhe bujqësisë OSE sa fondi i pensioneve. Ky nuk është buxheti për njerëzit, ky është buxheti për klientët e qeverisë.

Ky nuk është buxheti që do ndihmojë njerëzit të përballojnë krizën e çmimeve, por buxheti i pagesave të PPP dhe inceneratorit të Tiranës.

Ky nuk është buxhet për t’i dhënë shpresë rinisë, intelektualëve të qëndrojnë në vend, por i lë sërish vetëm dhe me sytë nga emigracioni.

Ndaj thirrja ime sot është që kjo qeveri të reflektojë sa më parë.

Ne do të propozojmë amendamente konkrete për ta kthyer këtë buxhet nga buxheti i klientëve, në buxhet të qytetarëve shqiptarë. Duke i dhënë shansin kësaj maxhorance të vërë interesin e qytetarëve dhe mbi te gjitha të rinisë, përpara interesave të saj klienteliste.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...