9.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Erjon Veliaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi ” në Preshevë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u nderuar sot me titullin “Qytetar Nderi” nga qyteti i Preshevës. Titulli iu dha nga kryetari i Këshillit Komunal të Komunës së Preshevës, Sami Salihu, në seancën solemne të mbajtur në Kuvendin Komunal.

“E pranoj me shumë përulësi këtë nderim të madh! Nga nesër do të zgjohem çdo ditë duke thënë jo vetëm çfarë do të bëj për Tiranën, ku jam zgjedhur të drejtoj, por se çfarë do të bëj edhe për Preshevën, qytetin që më ka nderuar si qytetarin më të ri të saj. Ju falenderoj nga zemra! E vlerësoj jashtë mase. Më keni prekur shumë! Ju dua shumë dhe do të vazhdoj të jem miku juaj, mbështetësi juaj dhe të ruaj një dashuri të madhe për Preshevën” u shpreh Veliaj.

Ai tha se Bashkia e Tiranës ka marrë një angazhim konkret për të kontribuuar në arsimimin e fëmijëve në Luginën e Preshevës. “Ne do të financojmë shkollën ‘Dituria’, sepse është një kërkesë për arsim, për dije, në një shkollë shqipe që është themeluar në 1920-ën, pikërisht në vitin kur Tirana u shpall Kryeqytet. Ndaj, do të ishte nder për Këshillin tonë Bashkiak që, këtë kërkesë të kryetarit të Komunës së Preshevës, ta miratojmë dhe të sigurohemi që shkolla ‘Dituria’ të rikonstruktohet dhe të kthehet në një bazë të dijes,” theksoi Veliaj.

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, u shpreh se është nder për qytetin që t’i japë titullin “Qytetar Nderi” kryebashkiakut të Tiranës. “Erioni përfaqëson një model të ri të ideve të udhëheqjes dhe të lidershipit, që është një shembull për të gjithë të rinjtë kudo ku ata janë, veçanërisht në komunën e Preshevës. Qytetarët e Luginës së Preshevës të nderojnë ty sot, Erion, nderojnë Bashkinë e Tiranës, e nderojnë shtetin shqiptar dhe e bëjnë me respekt të plotë, me nder të madh, por ama edhe me shumë dashuri,” u shpreh Arifi.

Ai kujtoi edhe kontributin e veçantë të kryebashkiakut Veliaj dhe Bashkisë së Tiranës për qytetarët e Preshevës. “Para një viti arriti të unifikojë politikën shqiptare në Kuvendin e Preshevës, sepse nuk ndodh shpesh të jemi të unifikuar, në vendimin për ta shpallur Erionin Qytetar Nderi. Përveç kësaj, para dy vitesh, kur qytetarët tanë u përmbytën si tani në rrafshin e Dukagjinit, Erioni, Bashkia e Tiranës, ka qenë pranë nesh me një fondacion, që e ka zbutur skajshmërisht situatën e qytetarëve, si shenjë dashurie nga Tirana për shqiptarët në Komunën e Preshevës,” vlerësoi kryetari i kësaj komune.

Kryebashkiaku Erion Veliaj po zhvillon një vizitë zyrtare në Komunën e Preshevës dhe Bujanocit. Në nisje të kësaj vizitë, Veliaj u prit në një takim nga kryetari i Komunës, Shqiprim Arifi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...

“Ora që Taulant Balla ka merituar”, Noka ironizon mbi dhuratën 30,500 dollarëshe

0
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me dhuratën luksoze që i është ofruar kreut të grupit...

“Do ishte më mirë të fliste privatisht”, vëllai i Rogertit reagon pas deklaratave të...

0
Xhulio, vëllai i banorit të “Big Brother VIP 5”, Rogerti, ka reaguar sot përmes një lidhjeje direkte me emisionin “Shqipëria Live” lidhur me deklaratat...

Trump: “Nuk na nevojiten aleatët e NATO-s kundër Iranit”

0
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, në një deklaratë të publikuar në rrjetin social Truth Social, tha se nuk e çudit që shumica e vendeve anëtare...