17.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Ermal Meta promovon librin “Nesër e Përgjithmonë”, Veliaj:”Kemi marrë vendimin e duhur për të hapur dosjet”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shfrytëzoi takimin promovues për librin e ri të këngëtarit Ermal Meta, “Nesër e përgjithmonë”, për të folur për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit dhe ligjin e miratuar në kohën kur ai drejtonte Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Ai tha se ishte vendimi i duhur për shoqërinë shqiptare.

“Në ditën e fundit që drejtoja Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë kaluam në Parlament ligjin e hapjes së dosjeve të diktaturës dhe në atë kohë, si ekip, kemi pasur një dilemë të madhe: nëse hapja e dosjeve do ta shëronte shoqërinë apo do të hapte një plagë më të madhe, a do hakmerreshim me njëri-tjetrin. Ndoshta ne s’do të jemi më këtu, në këtë botë, kur do të jepet vlerësimi për këtë, por besoj se e vërteta na bën të lirë. E vërteta na jep mundësinë të komunikojmë, të dimë të flasim me njëri – tjetrin, të hedhim melhem aty ku ka pasur hemorragji në shoqërinë tonë. Ndaj, mendoj se kemi marrë vendimin e duhur për të hapur dosjet,” tha Veliaj.

Ai shtoi se duke kuptuar që të këqijat më të mëdha ia kemi bërë njëri-tjetrit, është një mënyrë reflektimi për shoqërinë se si do jetë në të ardhmen.

“E di se kultura jonë ballkanike, sa herë që ndodh diçka e keqe, ia hedh fajin dikujt tjetër. Por, kur hapim dosjet, ose kur të lexoni librin e Ermalit, do të kuptojmë se gjërat më të poshtra, më të liga dhe më të ndyra, ia kemi bërë vetë njëri – tjetrit. Nuk na i ka bërë as fashizmi, as nazizmi, as shkjau, as greku. Ndaj, besoj se mbi të gjitha, ky libër, të paktën për mua, ishte një mënyrë reflektimi për të kuptuar se secili prej nesh është thirrur në një pozicion publik, të shërbejë diku dhe të luajë një rol. Pyetja është: Çfarë roli luan? Rolin e atij që bashkon, që afron, që dashuron, që prodhon mirësi, apo rolin e atij që përçan, që intrigon, që dekonspiron, që shkakton dhimbje?”, argumentoi Veliaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...