11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

“Është e padrejtë kur njerëzit tentojnë të prishin imazhin e dikujt si Loredana” – Xheneta Fetahu del në mbrojtje të Bratit

Pas keqkuptimeve që kanë përfshirë një moment miqësor me David Dano, Xheneta Fetahu ka reaguar publikisht për të mbrojtur imazhin e Loredana Bratit. Në një postim në Instastory, ajo shkruan se është “e padrejtë kur njerëzit tentojnë të prishin imazhin e dikujt si Loredana, një vajzë pozitive, e thjeshtë dhe pa asnjë qëllim negativ”.

Xheneta shton se Loredana “gjithmonë ka treguar respekt për fansat e saj” dhe thekson se është zhgënjyese kur dikush përpiqet të marrë vëmendje duke keqinterpretuar një moment respekti si diçka tjetër. Përfundimisht, ajo thotë: “Mos harroni, energjia e mirë s’ka nevojë për zhurmë”.

Ngjarja që ka nxitur reagimet ka ndodhur javën e kaluar gjatë një eventi në Vlorë, ku David Dano, i njohur për hyrjen e papritur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, shihet pranë Loredanës duke e puthur në faqe. Vetë Loredana ka sqaruar për mediat se takimi ka qenë krejt rastësor dhe pa asnjë raport personal përtej një përshëndetjeje miqësore.

“Isha e ftuar në një event më 14 gusht, ku ndodhën edhe emra të tjerë si Laerti, Rizarta e Françeska Murati. Ishim në varkë dhe David erdhi në momentin kur po zbrisnim, vetëm për disa minuta. Kishte edhe fansa të tjerë që kërkonin foto. Ai erdhi si fans për një përshëndetje dhe një video, madje i dridhej dora nga emocionet. Për të qenë njerëzore, pranova. Krejt papritur erdhi ajo puthje që më vuri në siklet,” ka treguar Loredana.

Ajo ka publikuar gjithashtu disa mesazhe për sqarim në Instagram, duke treguar qartë se momenti ishte vetëm një rastësi dhe nuk kishte asnjë përmbajtje tjetër përveç respektit miqësor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Raporti i PE: “Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimi Evropian ka ngecur”

0
Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamenti Evropian, në të cilin N1 ka...

Mos e hiqni shtresën e bardhë të portokallit: ekspertët tregojnë pse është shumë e...

0
Shumë njerëz, kur hanë një portokall, e heqin shtresën e bardhë që ndodhet nën lëkurë, e njohur si palcë ose albedo, kryesisht për shkak...

Operacionet “Bremen” dhe “Costa” godasin mafian shqiptare në Ekuador: 42 të arrestuar dhe një...

0
Dy operacione të mëdha policore, të koduara “Bremen” dhe “Costa”, kanë zbuluar përmasat e aktivitetit të mafies shqiptare në Ekuador, duke kurorëzuar dy vite...

Kroacia ndalon telefonat në shkolla: Studimi zbulon se nxënësit i përdorin kryesisht për argëtim

0
Në Kroaci ka hyrë sot në fuqi ndalimi i përdorimit të telefonave celularë në shkollat fillore dhe të mesme, një masë që synon të...

“Më kërcënoi se do të më vriste” – 55-vjeçari bullgar arrestohet në Selanik pas...

0
Një shtetas bullgar, 55 vjeç, është arrestuar nga oficerët e policisë DIAS në Selanik, pas një denoncimi për përdhunim të bërë nga një 52-vjeçare,...