5.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

“Është gjithashtu Kupa e Diegos, që na inkurajoi nga parajsa”,Messi shkruan një letër mbas fitores

Pothuajse 48 orë pasi Argjentina u kurorëzua për herë të tre kampione e Kupës së Botës në Katar, festimet vazhdojnë.
Leo Messi ka publikuar disa postime në llogarinë e tij në Instagram, por i fundit prej tyre ishte jashtëzakonisht i veçantë.

Ylli argjentinas ka shkruar një letër emocionuese duke kujtuar rrugën drejt fitores në Kupën e Botës dhe ka përmendur edhe ata që nuk kanë mundur të jenë aty. Shkrimit ia ka bashkangjitur edhe një video prekëse pas fitores së Kupës së Botës.

Këto janë fjalët e Leo Messit:

“Nga Grandoli deri në Kupën e Botës në Katar, kaluan pothuajse 30 vjet. Kanë qenë gati tri dekada gjatë së cilave topi më dha shumë gëzim dhe gjithashtu pak trishtim. Gjithmonë e kam pasur ëndërr për të qenë kampion bote dhe nuk doja të ndalja së provuari edhe duke e ditur se kjo mund të mos ndodhte kurrë”.

“Kjo Kupë që fituam është edhe për të gjithë ata që nuk e arritën në Botërorët e mëparshëm që luajtëm, si në vitin 2014 në Brazil, ku të gjithë e merituan, sepse luftuan deri në finale, punuan shumë dhe e donin aq shumë, siç bëra unë… Dhe e meritonim edhe atë finale të mallkuar”.

“Është gjithashtu Kupa e Diegos, që na inkurajoi nga parajsa. Dhe e gjithë atyre që e kanë mbështetur gjithmonë Kombëtaren, pa parë aq shumë rezultatin, por dëshirën tonë, edhe kur gjërat nuk shkonin ashtu siç donim”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...