Miklovan Danaj, babai i një fëmije të mitur, rezulton i zhdukur që prej datës 11 maj në Spanjë. Sipas familjarëve, nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen ose fatin e tij që nga ajo datë.
Personi i fundit që e ka parë është bashkëshortja e tij, e cila ka bërë denoncim në Spanjë, ndërsa një kallëzim i ngjashëm është bërë edhe në Shkodër.
Pas zhdukjes, një individ i paidentifikuar i është drejtuar familjes duke thënë: “Miklovani është vrarë, mos e kërkoni”, gjë që ka shtuar dyshimet e familjarëve për fatin e tij.
Miklovan Danaj ka qenë i ndaluar për tre muaj në Itali për arsye ende të paqarta, dhe familjarët kërkojnë që autoritetet të zbardhin ngjarjen dhe të hetojnë zhdukjen e tij.






