E ftuar në emisionin “Live From Tirana”, gazetarja dhe ish-banore e Big Brother VIP 5, Sabina Mete, ka folur hapur për një nga temat më të diskutuara së fundmi: fenomenin e eskortave dhe stilin e jetesës luksoze në Shqipëri.
Duke iu referuar debatit të hapur nga Grida Duma në “Top Story”, Mete u shpreh se fenomeni është i njohur dhe nuk ka nevojë për shumë interpretim.
“Një emër kanë ato, eskorta quhen. Eskortat e famshme i quajmë eskorta VIP,” tha ajo, duke shtuar se nuk ka një gjykim personal ndaj këtij realiteti, por theksoi se gjithçka lidhet me zgjedhjet dhe përgjegjësinë individuale.
Gazetarja u ndal edhe te kontrasti mes të ardhurave dhe stilit të jetesës, duke ngritur pikëpyetje për burimin e luksit tek disa persona. Sipas saj, është e pamundur që dikush me të ardhura të ulëta të përballojë një jetë të shtrenjtë.
“Nuk mund të kesh një rrogë nën 1 mijë euro dhe të bësh një jetë luksi, të shkosh në Mykonos apo të blesh gjëra shumë të shtrenjta,” u shpreh Mete.
Ajo theksoi gjithashtu se realiteti ekonomik në vend e bën të qartë këtë kontrast, sidomos për të rinjtë që përballen me shpenzime bazë si qiraja dhe faturat.
Deklaratat e saj kanë ngjallur reagime në rrjet, duke rikthyer në vëmendje diskutimin mbi mënyrat e jetesës dhe burimet e të ardhurave në shoqërinë shqiptare.






