25.5 C
Tiranë
Thursday, August 21, 2025
spot_img

Ethel Caterham, 115-vjeçarja nga Britania, shpallet personi më i moshuar në botë

Ethel Caterham nga Surrey, Britania e Madhe, është zyrtarisht personi më i moshuar në botë në moshën 115-vjeçare, pasi motra murgeshë nga Brazili, Inah Canabarro Lucas, ndërroi jetë në moshën 116 vjeç.

Ethel ka lindur më 21 gusht 1909 dhe është nënshtetasja e fundit e mbijetuar që ka lindur gjatë mbretërimit të Mbretit Eduard VII. Ajo është tashmë e regjistruar në Librin e Rekordeve Guinness dhe nga organizata LongeviQuest, si njeriu më i vjetër në botë.

Në ditëlindjen e saj të fundit, Ethel u shpreh me humor se sekreti i jetëgjatësisë së saj ishte të mos ziheshe me askënd, të dëgjoje të tjerët dhe të bëje atë që doje vetë. Për këtë përvjetor të veçantë, ajo mori edhe një letër nga Mbreti Charles III, i cili u shpreh i frymëzuar nga jeta e saj “magjepsëse dhe e rrallë”.

Ajo u kthye në Britani në vitin 1931, ku njohu bashkëshortin e saj të ardhshëm, Norman Caterham, me të cilin u martua në katedralen e Salisburyt në vitin 1933. Prej më shumë se 50 vitesh jeton në Surrey dhe ka drejtuar makinën vetë deri në moshën 97-vjeçare.

Edhe familja e saj ka një histori jetëgjatësie, pasi motra Gladys jetoi deri në 104 vjeç. Ethel vazhdon të jetë simbol i qëndrueshmërisë dhe një dëshmi e gjallë e historisë së shekullit XX.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 21 Gusht 2025

0
Dashi ♈ Sot do të ndiheni plot energji dhe dëshirë për të marrë iniciativa. Është dita e duhur për të nisur projekte të reja ose...

Parashikimi I motit, e Enjte, 21 Gusht 2025

0
Moti gjatë ditës do të jetë një valë e fortë vere: diell total, pa re, me temperatura që rriten gradualisht deri në 37–38 °C...

Alarm shëndetësor në Gjermani: Infeksionet rezistente ndaj antibiotikëve shkaktojnë mijëra vdekje çdo vit

0
Një studim i ri i kryer nga Instituti Robert Koch (RKI), në bashkëpunim me Universitetin e Uashingtonit dhe institucione të tjera kërkimore, ka nxjerrë...

Dua Lipa zbulon detaje intime nga fejesa me Callum Turner: “Një mijë për qind...

0
Dua Lipa ka folur hapur për historinë e saj të dashurisë me aktorin britanik Callum Turner, duke e cilësuar lidhjen e tyre si një...

Dështim sërish në seancën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

0
Seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit të parlamentit ka përfunduar sërish pa sukses, pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti të sigurojë votat...