6.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

EULEX do të jetë në Kosovë do të jetë ndërlidhëse e Gjykatës Speciale

Vazhdimi i mandatit të misionit të EULEX-it në Kosovë po vlerësohet si ndërlidhje me punën e Gjykatës Speciale, vlerësojnë avokatët në vend.
Sipas tyre, që nga viti 2018, EULEX-i ka luajtur rol kyç në mbrojtjen e dëshmitarëve potencial të Gjykatës Speciale. E sa i përket transparencës, avokatët kritikojnë institucionet, pasi sipas tyre opinioni është njoftuar vetëm përmes medieve.

Avokati Tomë Gashi, thotë për Ekonomia Online se misioni i EULEX-it, është misioni më i madh i sundimit të ligjit të Bashkimit Evropian, e që jetëgjatësia e tij është 15 vjeçare.

Ai thotë se deri sa të ekzistojë Gjykata Speciale, misioni i EULEX-it do të jetë prezent në Kosovë.

Ai përmend edhe arrestimet e krerëve të UÇK-së që janë arrestuar nga EULEX-i.

“Vazhdimi i mandatit të EULEX-it në prizmin tim është ajo që e përcjell punën e Gjykatës Speciale dhe mendoj që deri sa të kemi Gjykatë Speciale, ne do të kemi edhe mision të EULEX-it në Kosovë dhe ky mision është më i madh i sundimit të ligjit dhe Bashkimit Evropian që po zgjat për 15 vite, ndërsa fillimisht kemi pas rreth 2 mijë pjesëtarë të EULEX-it ndërsa tani kemi disa qindra dhe posaçërisht ajo që është për Bashkimin Evropian e rëndësishme e që ndërlidhet me punën e Gjykatës Speciale, janë këto njësi speciale që i bëjnë arrestimet e pjesëtarëve të UÇK-së që dërgohen në Hagë. Pra derisa të kemi Gjykatë Speciale, permanent do të kemi edhe mision të EULEX-it”, thotë Gashi.

Ndonëse nuk e komenton se a ka qenë i nevojshëm vazhdimi i këtij misioni në Kosovë, Gashi thotë se të njëjtit nuk kanë mandat të përdoren përpos ndërlidhjet me Specialen.

“Se a ka qen i nevojshëm apo jo, unë besoj se duhet ta shohim se çfarë mandati ka dhe përveç këtyre njësive elite policore që i ka EULEX-i në Kosovë dhe që i përdor me raste që ndërlidhen me punën e Gjykatës Speciale në asnjë rast tjetër nuk mundet t’i përdor sepse nuk ka mandat ekzekutiv, ndërsa tani mandati i tyre është krejtësisht mbikëqyrës dhe këshilldhënës e jo që ata mund të ndërmarrin veprime të caktuara vet pa njoftim të organeve kompetente shtetërore të Kosovës por prapë po e them se ndërlidhja e tyre më e fortë me punën e Gjykatës Speciale”, u shpreh Gashi.

Ndërsa avokati tjetër, Ardian Bajraktari, thotë për Ekonomia Online, se pas vitit 2018, EULEX-i ka luajtur rol në mbrojtjen e dëshmitarëve të Gjykatës Speciale. Kritikat i hedh në Presidencë, pasi sipas tij nuk kanë treguar rolin që do ta ketë tash e tutje.

“Në të kaluarën ka pas veçmas në vitin 2018 rol misioni i EULEX-it veçmas në çështjen e mbrojtjes së dëshmitarëve, mirëpo deri më tani nuk e dimë një gjë të tillë për shkak se nuk e dimë një gjë të tillë për faktin është një mungesë e madhe e transparencës e cila e ka karakterizuar dhe po vazhdon ta karakterizojë këtë proces”.

E sa i përket marrëveshjes së vazhdimit të mandatit, Bajraktari thotë se deri në vitin 2018, EULEX-i ka pas rol kryesisht ekzekutiv, ndërsa pas vitit 2018 e tutje ka shkuar përmes letër këmbimeve nga ana e presidentit të Kosovës dhe përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për Zgjerim.

“Tani opinioni publik është njoftuar përmes medieve gjë e cila nuk është mirë për institucionet tona, veçmas për Zyrës e Presidentes për faktin se transparenca është njëri prej parimeve bazë që duhet t’i karakterizoj dhe t’i shoqërojë institucionet tona, mirëpo megjithatë nën supozimin që marrëveshja ka qenë e tillë siç ka qenë ajo paraprake e vitit 2018 dhe 2021, unë vlerësoj se është në linjë me rolin që ka pas deri më tash gjatë kësaj periudhe kryesisht në mentorim, monitorim dhe në këshilldhënie, atëherë është në linjë me përgjegjësitë që ka Presidenti i Republikës”, u shpreh Bajraktari.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Uji me rrush të thatë, një aleat i tretjes dhe i shëndetit të mëlçisë

0
Rrushi i thatë nuk është vetëm një ëmbëlsirë natyrale, por edhe një burim i pasur antioksidantësh dhe flavonoidesh që mbrojnë qelizat dhe përmirësojnë funksionin...

Sekuestrohen pesë tonë marijuanë në Serbi, arrestohen dy persona

0
Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, ka sekuestruar pesë tonë drogë të llojit marijuanë në fshatin Konjuh, pranë...

Izraeli pranon shifrat e viktimave në Gaza: rreth 70,000 palestinezë janë vrarë, shumica civilë

0
Në një ndryshim historik, ushtria izraelite ka pranuar për herë të parë si të sakta shifrat e viktimave të publikuara nga autoritetet shëndetësore të...

Ariana Grande shfaqet me “gjashtë gishta” në Vogue dhe e kthen gabimin në shaka

0
Ariana Grande nuk la pa humor një gafë të dukshme në një set fotografik për Vogue Japan, ku në një nga fotot dukej se...

Keijsi: “Më nxori vetja ime” – Ish-banori i “Big Brother VIP 5” flet pas...

0
I ftuar në “Big Brother Radio”, Keijsi ka rrëfyer eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pas përjashtimit të mbrëmjes së...