12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Euro 2020 ndeshja Itali-Spanjë / Barella: “Ne futemi në fushë vetëm për të fituar, do të jetë një përballje e vështirë”

Italia na shfaqi në këtë “Euro2020” një skuadër shumë ndryshe, me një futboll risi, shumë larg asaj që njohim dhe që përfaqëson kjo përfaqësuese. Pa diskutim Mancini diti të ruaj edhe disa nga vlerat kryesore, një skuadër e mirë organizuar, mjeshtër kurë bëhet fjalë për tu mbrojtur dhe mbi të gjitha një grup i bashkuar dhe më shumë grintë. Kualifikimi përballë Belgjikës erdhi me shumë kosto, pasi u dëmtua një nga lojtarët kryesorë, Spinazzola, të gjithë mendimet e “azzurrëve” shkojnë për anësorin, mënyra më e mirë për ti uruar shërim të shpejtë është kualifikimi përballë Spanjës.

Nicolo Barella është gjithashtu një nga pikat kryesorë në formacionin e Mancinit, një lojtarë që po zhvillon një evropian fantastik, mesfushori i Inter pranon që përballë “furive të kuqe” do të jetë një ndeshje delikate: “Do të jetë një ndeshje e bukur, do të përpiqemi të mundim mesfushën e tyre, kjo është pika tyre e fortë, kanë lojtarë si Busquets, që prej vitesh është më i miri tek Spanja dhe Barcelona, kanë edhe Pedri e Koke.

Ne futemi në fushë vetëm për të fituar, misteri ka futur këtë frymë në skuadër. Do të jetë një përballje e vështirë kundër një ekipi të ngjashëm që i pëlqen të ketë kontrollin e topit ashtu si dhe ne”, u shpreh Barella në konferencë për shtyp.

Në të njëjtën linjë me Barella është edhe Chiesa: “Kundër Spanjës do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Ata e mbajnë shumë topin, ashtu si ne dëshirojmë. Do të jetë një ndeshje e vështirë por si të gjitha të tjerat që kemi kaluar deri më tani.

Ne nuk frymëzohemi nga Spanja por kanë një filozofi të ngjashme me ne, të mbajnë topin, të bëjnë presing ofensiv, përpiqen të dominojnë kundërshtarin. Ne kemi një mesfushë fantastike, për ne sulmuesit është bukur të kesh një mesfushë të tillë pasi topi të vjen gjithnjë në kohën e duhur”, u shpreh Chiesa.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Michael B. Jordan feston fitimin e Oscar me hamburger në In-N-Out

0
Disa orë pas ceremonisë së 98-të të Çmimeve të Akademisë në Teatrin Dolby të Los Angeles, Michael B. Jordan festoi fitoren e tij për...

Sali Berisha merr pjesë në iftarin e Bashkisë Kavajë për Natën e Kadrit

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, mori pjesë mbrëmjen e së hënës në iftarin e organizuar nga Bashkia e Kavajës me besimtarët...

Halit Ergenc dhe Meryem Uzerli ribashkohen pas 15 vitesh për projektin “Imroz’da Bahar”

0
Aktori kryesor i serialit të njohur turk “Sulejman i Madhërishëm”, Halit Ergenc, dhe aktorja Meryem Uzerli do të rikthehen së bashku pas 15 vitesh...

Pronari i ONIMA, Erkand Shabani, reagon pas arrestimit të Gjestit:”Do të një konferencë për...

0
Pas arrestimit të këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, pronari i kompanisë ONIMA, Erkand Shabani, ka reaguar për herë të parë publikisht për...

Arrestohet një 20-vjeçar shqiptar në Bruksel me 22.5 kg kanabis të sjell nga Bangkok

0
Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar në aeroportin e Bruksel pasi u kap me 22.5 kilogramë kanabis në valixhen e tij. I riu sapo kishte...