10.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

EURO 2020 UEFA ka vendosur të lejojë kombëtaret të grumbullojnë më shumë lojtarë

COVID-19 ka bërë që shumë gjëra në botën e futbollit të ndryshojnë. Për shkak të kalendarit të ngjeshur numri i zëvendësimeve u rrit në pesë, ndërkohë që tani për EURO 2020 UEFA ka vendosur të lejojë kombëtaret të grumbullojnë më shumë lojtarë.

Në Europianin e kësaj vere çdo kombëtare do të ketë të drejtën të grumbullojë 26 lojtarë dhe jo 23, sikurse ka ndodhur më parë. Sot Komiteti Ekzekutiv ka vendosur për këtë ndryshim, të paralajmëruar edhe më parë në mediat ndërkombëtare.

Ajo që nuk ndryshon ka të bëjë me faktin se në protokoll sërish do të lejohen vetëm 23 lojtarë për ndeshje, pra vetëm 12 lojtarë të gatshëm për t’u zëvendësuar, mes tyre tre portierë.

UEFA ndërkohë ka vendosur që të lejohen ndryshime në listë, në rast se do të ketë dëmtime serioze ose lojtarë të sëmurë para ndeshjes së parë. Që këto ndryshime të bëhen duhet që mjekët të japin fjalën e tyre.

Lojtarët që rezultojnë pozitiv me COVID-19, ose që deklarohen si kontakte të ngushta të një personi të infektuar dhe vendosen në karantinë, konsiderohen si të sëmurë dhe mund të zëvendësohen para ndeshjes së parë me miratimin e UEFA-s.

Një tjetër rregull i ndryshuar është se lojtarë e zëvendësuar në listë nuk mund të rikthehen më, kurse portierët mund të lejohen të zëvendësohen para çdo ndeshje gjatë turneut, në rast se janë të dëmtuar, edhe nëse një ose dy portierët e tjera janë akoma në dispozicion.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...