Nuk luhet më për një biletë për në finalen e Botërorit, por Angli-Kroaci është pa diskutim një nga përballjet më spektakolarë që mund të ofrojë faza e grupeve. Që nga 2018 mund të kenë ndryshuar shumë gjëra por sërish “tre luanët” zbresin në fushë si favoritë.
Ekipi i Southgate ka në përbërje disa nga lojtarët më të mirë në qarkullim, një ekip i mbush me yje, në “Euro2020” objektivi i vetëm në tavolinë është finalja e madhe e Wembley, çdo përfundim tjetër mund të konsiderohet pa frikë një dështim.
Gareth Southgate e ke ende të freskët atë eliminim në gjysmëfinale, kur bëhet fjalë për Kroacinë, trajneri i britanike ka vetëm fjalë të ëmbla për rivalët por kjo është një sfidë ku në fushë zbresin të vetëdijshëm se mund të fitojnë:
“Ata janë një ekip me përvojë, me lojtarë të jashtëzakonshëm, mentalitet të shkëlqyeshëm, frymë të pabesueshme dhe të adaptueshëm nga ana taktike. Për ne është një sfidë e madhe, por jemi të vetëdijshëm se mund ti mposhtim”, theksoi Southgate.
Kroacia ka humbur jo pak nga shkëlqimi i dy viteve më parë, lojtarët me peshë, mosha dhe forma e tyre këtë periudhë bën që trajneri Zlatko Dalic të mos shoh më larg se faza e grupeve: Anglia është një nga favoritet e Euro2020.
“Ata kanë një ekip të shkëlqyeshëm, shumë lojtarë cilësorë, veçanërisht në sulm. Ne do të duhet t’i ndalojmë ata dhe nuk do të jetë e lehtë, veçanërisht në Wembley. Qëllimi ynë i parë dhe kryesor është të kalojmë në fazën e grupeve, u shpreh trajneri i Kroacisë.