12.5 C
Tiranë
Friday, April 3, 2026
spot_img

EURO2020/ Kroacia ka në dispozicion edhe një sfidë të fundit për të shmangur eleminimin

Me stofin e një ekipi nën kampion bote dhe më lojtarë që luajnë në nivele shumë të larta, pavarësisht moshës, Kroacia nuk ka mundur kurrë në ngjitet në nivele të tilla, pa diskutim një nga surprizat e hidhura në këtë “Euro2020”.

Ekipi i Dalic ka në dispozicion edhe një sfidë të fundit për të shmangur një eliminim jo të hijshëm, përballet më Skocinë, një ndeshje ku barazimi “djeg” të dy ekipet, të dyja në kuotën e një pikë në Grupin D.

Shifrat nuk ngrohin shumë ekipin e Dalic, në pesë përballjet me Skocinë nuk kanë mundur të fitojnë asnjë herë, dy sfidat e fundit i kanë humbur të dyja. Kroatët janë të vetëdijshëm se kjo është një sfidë jo e lehtë por një sfidë që duhet fituar në çdo formë: “E dimë që janë një skuadër e fortë, janë një ekip solid në mbrojtje por edhe kundër Anglisë kishin disa raste të mira”, u shpreh Dalic.

Në të njëjtën linjë me trajnerin është edhe Ivan Perisic: “Nuk është parë akoma Kroacia e vërtetë, kemi ende shumë për të përmirësuar. Nuk do të jetë e lehtë kundër Skocisë, por në të shkuarën Kroacia e vërtetë është parë gjithnjë në momente deçisive. Duhet të luajmë pa frikë dhe jam i bindur se këtë herë nuk do të zhgënjejmë. Edhe Skocisë i duhen pikët dhe nuk mund të rri vetëm të mbrohet, kjo do të na ndihmojë”, theksoi Perisic.

Pas barazimit kundër Anglisë atmosfera në radhët e skocezëve është shumë pozitive, të vetëdijshëm se tani gjithçka është e mundur: “Është një ndeshje e vështirë për tu lexuar, si ne ashtu edhe Kroacia futet në fushë për të fituar, me shumë mundësi do të jetë një ndeshje e hapur. Shpresoj të shfrytëzojmë entuziazmin pas barazimit kundër Anglisë”, theksoi në konferencë për shtyp Steve Clarke, trajneri i Skocisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Britania dhe Franca zgjasin marrëveshjen për emigracionin, vazhdojnë negociatat për pakt të ri

0
Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë rënë dakord të zgjasin për dy muaj marrëveshjen ekzistuese për menaxhimin e emigracionit, vetëm pak orë para skadimit...

Sánchez kundër ligjit izraelit: “Hap drejt aparteidit”, përshkallëzohet përplasja diplomatike

0
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka reaguar ashpër ndaj miratimit të një ligji nga parlamenti izraelit që parashikon dënimin me vdekje për palestinezët e...

Tragjedi në Britani: 16-vjeçari kërkoi ndihmë online para se të humbte jetën, debat për...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Mbretëria e Bashkuar, ku një adoleshent 16-vjeçar ka humbur jetën, duke ngritur shqetësime mbi përdorimin e inteligjencës artificiale...

Macron synon ndalimin e rrjeteve sociale për nën 15 vjeç në Francë, debat për...

0
Presidenti francez Emmanuel Macron po shtyn përpara një nismë që synon të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç, duke...

Gazetarja amerikane rrëmbehet në Bagdad, dyshime për lidhje me milicinë pro-iraniane

0
Një gazetare e pavarur amerikane, Shelly Kittleson, është rrëmbyer në Bagdad, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e gazetarëve në rajon. Sipas raportimeve të BBC,...