14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Eurodeputeti Fredi Beleri reagon për Zgjedhjet në Himarë: “Shteti i ligjit dhe Demokracia janë të panegociueshme”

Eurodeputeti Fredi Beleri ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me zgjedhjet vendore në Himarë. Beleri shprehet se mendimet e tij janë me ata që e kuptojnë rëndësinë e shtetit të Ligjit dhe Demokracisë, duke theksuar se këto janë të panegociueshme.

Në postimin e tij, Beleri i uron suksese kandidatit të Partisë Demokratike, Petro Gjikuria, duke e vlerësuar atë si një kandidat të denjë për Himarën dhe shprehet i sigurt se Gjikuria do të udhëheqë komunën me sukses në të ardhmen. Ai gjithashtu apelon për pjesëmarrje masive në votime, duke theksuar se ata që marrin pjesë janë ata që bëjnë histori.

Postimi i plotë i Belerit është si më poshtë:

Vendvotimet janë të hapura! Zemra ime është sot në Himarë. Ku sot pjesëtarët e minoritetit etnik grek po luftojnë luftën përfundimtare për Demokraci dhe të drejtat e tyre. Nga qelia e burgut shqiptar ku po qendroj 425 ditë, mendimet e mia gjithë ditën do të jenë me vëllezërit e mi dhe me të gjithë ata që kuptojnë se shteti i Ligjit dhe Demokracia janë të panegociueshme. Me të gjithë ata që kanë shprehur simpatinë e tyre dhe kanë qëndruar pranë meje përmes kësaj sprove. Me të gjithë ata që nuk u përkulën para metodave të grushtit të shtetit dhe logjikës par-demokratike dhe sot do ta vërtetojnë edhe një herë.

Suksese nga zemra Petro Gjikuria. Ai u tregua një kandidat i denjë për Himarën tashmë. Jam i sigurt se duart e tij do ta udhëheqin sigurt Komunën tonë të nesërmen. Dhe një apel i fundit: shkoni në votime. Historinë e shkruajnë ata që marrin pjesë. Votë e mirë atëherë!”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Çfarë viktime bën ti i shkreti?” – Debati tensionuar mes Mateo dhe Rogerti

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes banorëve Mateo dhe Rogerti në oborrin e shtëpisë, duke përfshirë edhe Miri dhe më pas ndërhyrjen e...

“Më sulmoi seksualisht në jahtin e tij” – Viktima e Epstein rrëfen përfshirjen e...

0
Një nga viktimat e trafikut seksual të Jeffrey Epstein, e njohur si Natalie, ka bërë publik rrëfimin e saj për kontrollin dhe abuzimin që...

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...