11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Eurostat/ Shqiptarët e përdorin shumë pak internetin dhe vetëm për opinione politike

Shqiptarët e përdorin shumë pak internetin për të kryer shërbime bankare, për të gjetur një punë, për të realizuar shitjen e mallrave apo shërbimeve, duke u renditur ndër të fundit në Europë.

Por të dhënat e Eurostat, në publikimin për përdorimin e internetit në Europë tregojnë se ata janë ndër të parët kur bëhet fjalë për të shprehur opinionet politike apo qytetare në rrjetet sociale (me të dhënat që i referohen vitit 2021, për personat që e kanë përdorur internetin gjatë tre muajve të fundit).
Sipas Eurostat, 26.5% e përdoruesve shqiptarë të internetit të moshës nga 16 deri në 74 vjeç e përdorin internetin për shprehjen e opinioneve për çështjet politike apo qytetare në faqe interneti e rrjete sociale, gati 10 pikë përqindje më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian.

Ndërsa psh për përdorimin e bankingut online, Shqipëria është e fundit në Europë, me vetëm 5.24% që e përdorin atë (nga 58% mesatarja europiane dhe 96% shteti me renditjen më të lartë, Norvegjia dhe Islanda), kur bëhet fjalë për të shprehur opinionet politike, vendi ynë renditet i gjashti, pas Islandës, Finlandës, Danimarkës, Luksemburgut dhe Italisë.

Banorët e shteteve të tjera të rajonit janë shumë më pak të interesuar për të shprehur opinionet e tyre politike apo qytetare përmes rrjeteve sociale. Bosnjë Hercegovina dhe Serbia, janë të fundit në Europë, me më pak sesa 8%, Mali i Zi gati 12%, ndërsa pas nesh më të lartë përfshirjen sociale në rrjete e ka Maqedonia e Veriut, me 22%.

Ndonëse i preferojnë rrjetet për të shprehur opinionet ndaj politikës, për t’u informuar shtetasit shqiptarë vijojnë të përdorin kanalet tradicionale, sidomos televizionin. Sipas Eurostat, vetëm 46% e përdoruesve të internetit lexojnë lajme online dhe revista, përqindje që është më e ulëta në Europë dhe shumë poshtë mesatares europoiane prej 64%.

Përveç shqiptarëve, më pak të interesuar për të lexuar lajme online janë dhe bullgarët (55.4%), turqit (53.6%), italianët (52%), rumunët (49%), ndërsa më të interesuarit janë islandezët dhe norvegjezët (rreth 94-95%).

Në fund të Europës përdoruesit shqiptarë renditen edhe për kryerjen e kurseve online (vetëm 2.5%), marrjen dhe dërgimin e e-mail (26.6%), gjetjen e informacionit për mallra e shërbime (44%, të parafundit në Europë përpara Rumanisë), kërkimi i punës (4.91% e parafundit në Europë, përpara Bosnjës dhe Hercegovinës).

Përdorimi absolutisht më i ulët është për shitje online, me vetëm 0.54% të përdoruesve, nga 18% që është mesatarja e BE-së dhe 43% që e ka Holanda, e para në Europë. Përveçse për të shprehur opinione për politikën, vendasit e përdorin internetin për telefonata ose video telefonata (78%), 61% e përdoruesve deklarojnë se ata janë aktivë në rrjete sociale, por duke u renditur ndër 10 të fundit në Europë

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...