5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Evakuimi i udhëhequr nga SHBA nga aeroporti i Kabulit u përshpejtua/ Presidenti Biden: “Janë larguar 11,000 njerëz në një periudhë 36-orëshe”

Presidenti Joe Biden tha të dielën se evakuimi i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara i amerikanëve, afganëve në rrezik dhe të tjerëve nga aeroporti i Kabulit u shpejtua këtë fundjavë, megjithëse mbetet i ekspozuar ndaj kërcënimeve që paraqet grupi ekstremist i Shtetit Islamik.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Biden tha se 11,000 njerëz ishin larguar me avionë nga Kabuli në një periudhë 36-orëshe këtë fundjavë, por ai nuk dha hollësi të tjera. Numri dukej se përfshinte fluturime me avionë jo-ushtarakë dhe komercialë, si dhe avionë transporti të Forcave Ajrore Amerikane C-17 dhe C-130 që fluturojnë çdo ditë nga kryeqyteti. Dhjetëra mijëra njerëz mbeten për t’u evakuuar me rrugë ajrore që është ngadalësuar për shkak të çështjeve të sigurisë dhe pengesave të burokracisë amerikane.

Të dielën më parë, zyrtarët e administratës thanë se ushtria amerikane po shqyrtonte “mënyra krijuese” për të çuar amerikanët dhe të tjerët në aeroportin e Kabulit për evakuim nga Afganistani në mes të kërcënimeve “akute” të sigurisë. Pentagoni të dielën urdhëroi gjashtë linja ajrore tregtare amerikane të ndihmojnë në zhvendosjen e të evakuuarve nga vende të përkohshme jashtë Afganistanit.

Presidenti Biden u takua me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin dhe anëtarë të tjerë të ekipit të tij të sigurisë kombëtare për të diskutuar situatën në Afganistan, tha Shtëpia e Bardhë. Ai ka në plan të bëjë një përditësim publik mbi gjendjen në Afganistan më vonë gjatë ditës.

Afganistani do të jetë tema kryesore e diskutimit kur Presidenti Biden dhe udhëheqësit e Grupit të Shtatë vendeve më të industrializuara të takohen virtualisht të martën.

“Kërcënimi është real, është i ngutshëm, i vazhdueshëm dhe ne jemi të përqëndruar me çdo mjet në arsenalin tonë,” tha këshilltari i sigurisë kombëtare të zotit Biden, Jake Sullivan.

Zoti Sullivan tha në emisionin “State of the Nation” të kanalit CNN se 3,900 njerëz u evakuuan nga Kabuli me fluturime ushtarake amerikane gjatë 24 orëve të fundit. Një zyrtar amerikan i mbrojtjes, duke folur në kushte anonimiteti për të dhënë detaje që nuk janë bërë ende publike, tha se këta njerëz u nisën nga 23 fluturime -14 me avionë C-17 dhe nëntë në avionë C-130.

/VOA

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...