10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Faik Basha komenton garën për drejtorët e policisë: “Vilson Bala ka marrë pikët maksimale si shpërblim për arrestimin e Metës”

Faik Basha, drejtues i departamentit të sigurisë në Partinë Liri (PL), ka komentuar garën për emërimet e drejtorëve të policisë në qarqe, duke theksuar se shumë prej tyre janë emëruar për shkak të lidhjeve me pushtetin. Ai ka përmendur Vilson Balën, i cili pritet të emërohet drejtor i policisë së Tiranës, dhe ka shpërthyer me akuza ndaj tij, duke e quajtur këtë emërim një shpërblim për mënyrën se si Bala ka realizuar arrestimin e Ilir Metës, kryetarit të Partisë së Lirisë.

Basha tha se Bala është votuar me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe theksoi se një kërkim i thjeshtë në internet tregon se ai është nën hetim për nxjerrje të informacionit të policisë. Basha pyet se si mund të emërohet një person i tillë në një pozicion të tillë të rëndësishëm për sigurinë dhe rendin.

Ai gjithashtu theksoi se opozita është duke monitoruar me vëmendje këtë proces, duke përmendur se është e nevojshme të analizohet politika në tërësi dhe jo vetëm emërimet e niveleve të ulëta. Basha nënvizoi se qëllimi i opozitës është të kërkojë transparencë në këto emërime dhe të sigurohet që ato të jenë të pastërta nga ndikimet politike dhe të jenë në përputhje me ligjin.

Basha po ashtu kritikoi mënyrën se si ka funksionuar sistemi i policisë në lidhje me ekonominë e paligjshme dhe korrupsionin, duke akuzuar qeverinë se ka punuar për të kapur strukturat e shtetit dhe t’i çojë ato në duar të krimit dhe bandave. Ai përmendi gjithashtu faktin që SPAK ka shprehur shqetësime për besueshmërinë e policisë, duke e bërë këtë një çështje të rëndësishme për sigurinë publike.

“Bala në detyrën si drejtues i operacionales ka marrë një urdhër në kundërshtim me kushtetutën e vendit dhe me ligjet ka zbatuar një urdhër që si takon dhe prandaj ai ka marrë 91 pikë në këtw garë se ka zbatuar urdhrin e Ramës për arrestimin e Metës.

Drejtuesi është zbatuesi kryesor se njerëzit në varësi të tij kanë marrë një urdhër për të bërë një arrestim të tillë si ai i metës duke përhapur terror në Tiranë. Pa filluar akoma gara dhe marrja e detyrës dalin kaq shumë informacione që e komprometojnë punën e këtyre drejtuesve.

Ndoshta tani nuk bëjnë më përshtypje por me një kërkim të thjeshtë për Balën kupton se është në hetim për nxjerrje të informacionit të policisë dhe është marrë në hetim nga SPAK për këtë qëllim dhe ti ngarkosh një personi të tillë detyra të tilla për mua kjo është tepër e rëndë për sigurinë. Prandaj opozita është duke kërkuar transparencë se cilat janë këto emra.

Është punuar shumë për ta kapur këtë sistem dhe për ta çuar në duart e krimit dhe bandave dhe vetë SPAK po ta shohësh nuk ka besim te policia. Pra ka disa elementë që e bëjnë të errët mënyrën se si ata po zgjidhen. Unë mendoj se Bala ka marrë pikët maksimale si shpërblim për arrestimin e Metës.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...